INVESTIGIME

Skandal në QSUNT/ Mjeku kirurg harron fashot në bark pas operacionit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 20:45

Skandal në QSUNT/ Mjeku kirurg harron fashot në bark pas operacionit

E kishim me të dëgjuar, por asnjëherë të provuar.

Mjekë kirurgë që harrojnë në barkun e pacientëve, objekte që përdorin për operacionin. Ja që ndodh vërtetë.

Dhe kjo zonjë 66 vjeçe, është protagonistja e një papërgjegjshmërie që për pak i mori jetën.

Zonja tregon për Piranjat se u paraqit ne spital me dhimbje të forta barku dhe pasi bëri një qetësues mjekët e adresojnë për në shtëpi, një praktikë e parë e zakonshme e mjekëve. Por që për zonjën u kthye në një problem serioz pa kaluar as 24 orë, ku u kthye sërish në spital për tu operuar. Një ndërhyrje që me gjasë duhet të ishte kryer që natën e parë ku ajo u paraqit pranë urgjencës Së QSUNT. 

Sidoqoftë ky është një detaj që nuk ndikon në rrjedhën e kësaj historie.

Me vonesë ose jo, mjekët e bëjne detyrën e tyre, duke e shtruar 66 vjecaren më datë 18 nëntor 2025 për ta operuar po atë ditë. Ndërhyrja kishte qëllim, heqjen e një mase dhjamore poshtë barkut

66 vjeçarja tregon për Piranjën Luela Gaxhja që mjeku që e operoi ishte Dr. Denis Godaj gjendja pas operacioni?

E vërtetuar edhe nga kjo fletë dalje e qsut që mban datën 20 nëntor 2025 e firmosur nga mjeku në fjalë, I cili, sipas protokollit, jep rekomandimet e tij, sicc është mjekimiambulator i plagës, rikontrroll sipas nevojes dhe evitim i peshave mbi 5 kg.

Njëkohësisht me zbatimin e rekomandimeve, në ditët pas ndërhyrjes, zonja mban komunikim të vazhdueshëm me mjekun Godaj, duke marrë orientime për vazhdimin e kurës.Por dy javë më pas, gjendja e pacientes ndryshon dhe zonja detyrohet të shtrohet sërish në spital për ndërhyrje.

Me një gjendje shëndetësore të përkeqësuar, 66 vjeccarja kthehet në spital më datë 29 dhjetor 2025, me spazma të forta dhe të vazhdueshme të barkut, që nga mjeku u klasifikuan si kolikë abdominale.

Dhe për këtë u përgatit menjëherë salla

Një vit i ri i festuar mes dyerve të spitalit e shtëpisë...

66 vjecarja tregon për Piranjat se gjendja sa vinte e përkeqsohej por kjo e fundit me shpresë se situata do ndryshonte. Një shpresë që nis të venitet, sepse gjendja vetëm sa përkeqësohej, duke e vënë në dyshime atë dhe familjarët se mund të kishte diccka më të rëndë se sa diagnoza fillestare. Pas dy ndërhyrjeve, dhe garancisë që gjithccka kishte shkuar mirë, thuajse tre muaj nga nisja e këtij kalvari, 66 vjeccares i duhet të marrë një trajtim shtesë tek privati.

Kësaj radhe për shkak të mungesës së aparaturës në spitalin shtetëror.

Në këto kushte, kur situata shëndetësore e zonjës, nuk nuk ndryshonte prej muajsh, familjarët e saj marrin një vendim.

Në Francë ku vajza e zonjës ishte rezidente prej vitesh.

Sipas dokumentacionit pacientja është paraqitur në spitlin SOS medecins për vlerësim të dhimbjeve  të barkut që kanë evoluar nga operacioni I kryer në Shqipëri. Diagnoza fillestare: dhimbje të vazhdueshme barku, rritje progressive e sekrescioneve purulente nga drnzhi dhe episode të përditshme fëbrile (temperaturë) 38*

Por ajo që do të ndodhte më pas do t’i linte të gjithë pa fjalë.

Me lot në sy, 66 vjecarja tregon se mjekët francez i gjeten në bark fashot e përdorura gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjë që vërtetohet nga këto dokumenta nga Spitali Francëz në të cilën thuhet se mjeku ka konstatuar në sallën e operacionit, zbulimin e një tekstilome  ose kompresë kirurgjikale e harruar Brenda një abscesi parietal.

Pas disa muajve kurime në Francë Zonja përmirësohet dhe sot fatmirësisht gëzon shëndet të plote. Tashmë për 66 vjeccaren, ajo ccfarë ka ndodhur i përket së shkuarës. Gjashtë muaj pas nisjes së eksperiencës më të tmrrshme të jetës, ajo ka rigjetur qetësinë dhe kryen pa asnjë problem aktivitetin e përditshëm fizik, ndërkohë familjarët e saj kanë marrë një vendim.

Të vënë në dijeni institucionet shtetërore, Ministrinë e shëndetësisë, QSUNT, FSDKSH. I vetmi institucion që kthen përgjigje është Fondi I Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, I cili thotë se…

“Për me tepër, ju informojmë se mes shtetit Shqiptar dhe atij Francez nuk ka një marrëveshje në fuqi e cila të mbuloj sigurimin shëndetësor.” 

Shkurt e shqip, të vrasim, dhe këtë e bëjmë gratis. Nëse një spital i huaj ndërhyn dhe të shpëton, kjo është punë për ta. Për gjithë atë që ke kaluar ne nuk është se na e ndjen shumë. Era shtet.

Ndaj në këto kushte, Piranja Luela Gaxhja shkon per të pyetur mjekun kirurg pranë QSUNT për këtë situate. Ai shprehet se nuk ka asnjë komunikim zyrtar me spitali, dhe se nuk ka dijeni për shkresat e dërguara në institucione. Ndoshta këtu doktori po thotë të vërtetën, sepse familjarët e zonjës e kanë ndjekur institucionalisht këtë skandal, dhe duhej të ishin institucionet përgjegjëse që duhej ta kishin njoftuar për hapat ligjorë që po ndërmerreshin. 

Sidoqoftë, në mënyrë private ai ka qenë i informuar për dëmin e shkaktuar.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi morale, sepse zonja dhe familjarët e saj janë zhytur në borxhe për të paguar në spitalin francez, aty ku jeta e saj ishte vërtetë në rrezik. Dhe aty pacientja është lënë në mëshirë të fatit, ndaj u deshën francezët që t’ia shpëtojnë jetën.

Mjeku kirurg kërkoi ndjesë publike, ndaj këtu, të paktën moralisht, me miratimin e zonjës dhe familjarëve, gjërat mund të mbyllen këtu.

Ndërkohë nga ana ligjore, për ata nis një betejë e pabarabartë me institucionet shtetërore që me cinizëm kanë refuzuar ccdo formë bashkëpunimi për të dëmshpërblyer zonjën, e cila brenda këtyre institucioneve pa vdekjen me sy./Piranjat News

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë