Katalog minorenesh/ Vëllezërit mashtronin me fejesa për para! Skema që përdornin

Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë e një skeme mashtrimi. Ai e kishte përfshirë minorenen në një fejesë fiktive, duke i ngritur prindërve të dhëndërrit imagjinar, një kurth të mirëmenduar, të denjë për një skenar filmi.
Zeneli, i cili shihet edhe në video, është babai i dhëndërrit, njëkohësisht personi që në cilësinë e mikur të ri, kontaktohej vazhdimisht nga Arbri.
Duke parë që gjendja ekonomike e familjes së nuses nuk ishte e mirë, Zeneli tregohet gjatë gjithë kohës dorëlëshuar, duke ia plotësuar çdo kërkesë babait të vajzës. Por e vërteta del shpejt zbuluar pas një udhëtimi të vajzës drejt gjermanisë, bashkë me babain e saj, por udhëtim i thënshin, sepse në fakt, nuk u bë asnjëherë.
Pas këtij momenti kur disa gjëra dolën në dritë, Arbri dhe familja e tij u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë, duke ndërprerë çdo kontakt me familjen e mashtruar.
Pasi Piranjat morën të gjitha faktet, dhe mësuam vendndodhjen e Arbrit, i cili për çudinë punonte brenda një institucioni arsimor, shkuan për tu përballur me të dhe për të dëgjuar versionin e tij të historisë, që nuk mund të ishte aspak i ndryshëm nga historia e mashtrimit që na i tregua nga Zeneli.
Babi i 15 vjeçares nuk pranoi asnjë nga akuzat që ju bënë, por nuk zgjati shumë dhe Arbër Gjonaj u shoqërua në polici, për t’u lënë i lirë pak orë më vonë.
Por Zeneli nuk ishte rast i izoluar.
Vetëm pak orë pas publikimit të asaj çfarë kishte ndodhur, u mor një denoncim tjetër.
Ndërsa skema ishte e njëjtë.
Ata kishin një katalog minorenesh, por kjo nuk ka asnjë rëndësi për këtë grup mashtruesish që i kanë vënë syrin viktimës së radhës. Dhe kush zgjidhet do të thoni ju? Vajza e Arbrit, e njëjta që e kishin fejuar me djalin e Zenelit. Pra e njëjta skemë, të njëjtën njerëz dhe të njëjtin mashtruesish.
Të gjendur përballë mikrofonit të Piranjave, shkues Albani e humb qetësinë me të cilën mashtronte dhe viktimat e tij.
Sharje. Ofendime dhe në fund një arrestim.
Efektivët e Komisariatit numër 6 në kryeqytet bënë arrestimin e tij.
Ndërsa në pranga po ashtu ra dhe vëllai i tij, Arjel Gjonaj, i cili nuk u përmbajt aspak në fjalorin e rrugës që përdori. Ata tashmë do të përballen me tre akuza, ndërsa hetimet ndaj skemës së tyre mashtruese vijojnë./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Lexo edhe
INVESTIGIME
Porto Romano/ Si i përfiton LIDL, 20 hektarë pasuri private dhe publike për 1 euro jashtë çdo lloj ligji

“Formula” 100-vjeçare kundër kancerit/ 35-vjeçari humb jetën pas mjekimit alternativ të pacertifikuar! Klinika vijon punën e pashqetësua...

Azili horror në Tiranë! Dëshmi tronditëse, çfarë ndodh pas dyerve të hekurit dhe a funksionojnë institucionet?!

Mijëra dollarë pajisje smart anës Lanës, por karikuesit për makinat elektrike nuk punojnë

Një rrugë, dy porta/ Kushërinjtë e Klosit në “luftë” për kalimin





