Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Banori i Rrashbullit denoncon: Bashkia pastroi kanalin kullues, mbeturinat i la anës rrugës Sulm kibernetik ndaj sistemeve të furnizuesit më të madh të gazit natyror në Evropë EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa të rrepta sigurie për 50 grabitje PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro”
INVESTIGIME

Kushërinjtë në Klos, sherr për rrugën bujqësore që hapi bashkia. Zgjidhja lihet në dorën e banorëve të fshatit

P
Piranjat11 April 2026, 12:52 · 3 min lexim
Kushërinjtë në Klos, sherr për rrugën bujqësore

Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një rruge bujqësore ka nxjerrë në pah edhe një herë problemet e pronësisë dhe mungesën e ndërhyrjes efektive të institucioneve lokale.

Familja e Gëzim Allës pretendon se rruga, e hapur në vitin 2023 me mjetet e bashkisë për t’u shërbyer tokave bujqësore të zonës, është bllokuar në mënyrë të njëanshme nga kushëriri i tyre, Zeqir Alla.

Sipas Gëzimit, kjo ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, duke penguar lëvizjen e mjeteve bujqësore dhe transportin e produkteve, përfshirë qumështin nga blegtoria.

Nga ana tjetër, Zeqir Alla pretendon se marrëveshja fillestare është shkelur nga banorët e tjerë, të cilët sipas tij kanë përdorur rrugën jashtë kushteve të rëna dakord, duke shkaktuar dëme në pronën e tij.

Konflikti ka prekur edhe banorë të tjerë të zonës, si fermeri Sefer Dani, i cili deklaron se për shkak të bllokimit të rrugës është detyruar të përdorë një rrugë alternative të amortizuar, duke pësuar humbje të konsiderueshme në aktivitetin blegtoral.

Edhe pse ekziston një vendim i kryesisë së fshatit që lejon përdorimin e rrugës për mjete bujqësore dhe kalim me kafshë, situata mbetet e pazgjidhur për shkak të mosdakordësisë mes palëve.

Ndërkohë, Bashkia Klos ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë, pasi segmenti nuk figuron si rrugë në hartat kadastrale, duke ia lënë zgjidhjen në dorë vetë banorëve.

Pas përplasjeve dhe akuzave të ndërsjella për dëmtime prone dhe shkelje të marrëveshjes, ndërhyrja në terren dhe ndërmjetësimi sollën një zgjidhje të përkohshme, ku palët ranë dakord për rihapjen e rrugës.

Një histori tipike e zonave rurale shqiptare, ku mungesa e zgjidhjeve institucionale i detyron banorët të përballen vetë me konfliktet për tokën dhe burimet e jetesës./Piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.