Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shër...
Pas lajmit që qarkulloi së fundmi për gjetjen e mundshme të Bleona Matës dhe pretendimeve të bëra nga avokati Alban Duraj p&e...
Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të mas&e...
Një i burgosur në Melburn, i cili u arratis nga autoritetet ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të...
Një gjykatë shqiptare ka pezulluar shefen e inteligjencës së vendit dhe ka urdhëruar arrestin e saj në shtëpi me dyshimin p&e...
Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga autoritetet për precedentë të mëparshëm, është arrestuar në fl...
Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonë...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezulluan transmetimin e aktiviteteve të presidentit Donald Trump, në shenjë hakmarrjej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën rurale të Valloscura-s, pranë kufirit me Capodarco të Fermo...
Gazetari Artan Hoxha duke folur lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyse...
Në vitin 2026, një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme ka rikthyer në qendër të vëmendjes një të vërtetë të hidhur: sa herë që kriza shpërthen në zonat kyçe, ne paguajmë çmimin. Tregjet reagojnë menjëherë, çmimi i karburantit rritet, energjia po ashtu, dhe efekti domino përhapet nga bursat deri te xhepat e qytetarëve të zakonshëm. Dhe në këtë pikë, makinat elektrike nuk po duken më si një luks i së ardhmes, por si nevojë dhe domosdoshmëri e së tashmes.
Dhe Shqipëria nuk mbetet pas, ne jemi shumë të avancuar dhe ecim me hapin e kohës.
Përgjatë gjithë Bulevardit “Gjergj Fishta” në kryeqytet, në anësoret e gjelbra të lumit Lana janë instaluar plot 20 pemë solare të palëvizshme, 1 wind tree, gjethet e së cilës rrotullohen nga era dhe prodhojnë energji elektrike, si dhe 2 smart flower, të cilat fatkeqësisht gjenden të mbyllura.
Megjithatë, nëse bëjmë një llogari të thjeshtë të pajisjeve të vendosura anës bregut të Lanës, do të kuptojmë se janë hedhur shumë para.
Një pemë solare e cila shërben kryesisht për ndriçim publik kushton minimalisht 30.000$, 20 të tilla janë plot 600.000$, shtuar 50.000$ dy lule smart të cilat shërbejnë për karikimin e automjeteve dhe 50.000$ një pemë ere, e cila gjithashtu shërben për ndriçim publik, janë në total 700 mijë $.
Gjithçka e llogaritur me çmime minimale, pasi mund të arrijë edhe dyfishin. Kjo pa përfshirë stacionet elektrike që shërbejnë për karikimin e automjeteve, të cilat kushtojnë minimalisht 5000$ copa. Edhe nga këta të fundit ka mjaftueshëm në të dy krahët e rrugës, duke nisur nga kryqëzimi pranë Shkollës “Vasil Shanto”, deri te Pallati me Shigjeta, e në kthim përgjatë bulevardit “Bajram Curri”.
Por kush i ka instaluar dhe a punojnë këto pajisje të destinuara për karikimin e automjeteve elektrike?
Një zonjë e cila operon me biznesin e saj shumë pranë një stacioni elektrik thotë se nuk ka parë asnjë makinë të karikohet aty që prej ditës që janë instaluar. Në krahun e Pallatit me Shigjeta, një tjetër qytetar, punonjës i një biznesi servis automjetesh, deklaron se ato pajisje janë jofunksionale. Gazetari Freard Rista komunikoi edhe me persona të tjerë, qytetarë që kanë bizneset e tyre pranë këtyre stacioneve elektrike, mirëpo të gjithë u shprehën njëlloj: ato pajisje nuk janë funksionale.
“Erdhën disa turistë dhe fut e fut… e provuan, por nuk punonte”, – tha një burrë rreth të 50-ave, i cili kishte biznesin pranë shkollës “Vasil Shanto”.
Sa i takon institucioneve përgjegjëse lidhur me instalimin dhe funksionin e këtyre luleve inteligjente, Bashkia e Tiranës njoftoi se kërkesa i ka shkuar për kompetencë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si institucioni përgjegjës, dhe kjo e fundit deklaroi se nuk ka informacion për numrin e luleve smart të instaluara në kryeqytet, por ka informacion vetëm për 2 smart flower të vendosura në bulevardin “Bajram Curri”, në aksin nga ura e Selitës deri në shkollën “Vasil Shanto”, për të cilat pretendon se janë funksionale.
Në përgjigjen e saj, Agjencia për Eficiencën e Energjisë deklaron se 1 smart flower e prokuruar në vitin 2021 ka kushtuar rreth 36 milionë lekë të vjetra, që me kursin e atëhershëm të këmbimit do të përllogaritej rreth 35 mijë dollarë, rreth 10 mijë dollarë më shumë se çmimi mesatar i një luleje smart.
Nga ana tjetër, për të mos harruar Bashkinë e Tiranës, në përgjigjen që kjo e fundit ka marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, bëhet me dije se në asnjë rast nuk janë depozituar kërkesa për kryerje punimesh në sistemin elektronik të lejeve dhe për rrjedhojë nuk ka pasur pranime për punime instalimi të strukturave në fjalë.
Që do të thotë se këto pemë e lule inteligjente jo vetëm që nuk punojnë, por edhe janë pa leje?!/Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një rruge bujqësore ...
Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë...
Prej më shumë se një dekade Shqipëria ka miratuar Ligjin për Investimet Strategjike. Nisma kishte si qëllim thithjen e investimeve...
Në vitet e fundit, rastet e kancerit të lëkurës në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Shkaqet janë të ndryshme dhe...
Kanë kaluar dy javë nga publikimi i historisë së largimit të padrejtë nga puna të katër sanitareve nga shtëpia e t&...
Në vitin 2026, një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme ka rikthyer në qendër të vëmendjes një të vërtet&eu...
Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një rruge bujqësore ...
Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë...
Kanë kaluar dy javë nga publikimi i historisë së largimit të padrejtë nga puna të katër sanitareve nga shtëpia e ...
Prej më shumë se një dekade Shqipëria ka miratuar Ligjin për Investimet Strategjike. Nisma kishte si qëllim thithjen e investime...