INVESTIGIME

28-vjeçarja italiane shkaktoi aksident me dy viktima, djali i të ndjerit: Nuk duam hakmarrje, as para, vetëm drejtësi!

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 13:36
28-vjeçarja italiane shkaktoi aksident me dy viktima, djali i të

Një aksident tragjik me pasoja të rënda ndodhi mesditën e datës 1 shtator 2025, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në autostradën 100-vjetori, rreth 12 km pa hyrë në qytetin bregdetar. Në korsinë e majtë ishte duke ecur me rreth 100 km/h, një mjet tip Mercedes Benz kamioçinë, me drejtues Ferdinant Hasani dhe pasagjer Dritan Muhaj, ndërsa pas tyre ishte një mjet Dacia Sandero me drejtuese 28-vjeçaren italiane Angela Tanzillo, e cila ishte duke udhëtuar me rreth 140 km/h, referuar GPS-it qëishte instaluar në automjet.

Sipas ekspertizës në terren, në momentin kur mjeti tip Mercedes Benz nisi të spostohej në krahun e djathtë tëkarrexhatës, për t’i hapur rrugën mjetit Dacia që tëparakalonte, kjo e fundit e ka goditur kamioçinën me pjesën e saj te djathtë të përparme, në pjesën e majtë mbrapa, duke e bërë që të humbë kontrollin dhe të përplaset me anësoret e rrugës që shërbejnë për mbrojtjen nga erërat. Ndërkohëmjeti Dacia kishte ndaluar 107 metra larg vendit tëaksidentit. Si pasojë e kësaj përplasje fatale, 62-vjeçari Ferdinant Hasani ndërroi jetë në vend, ndërsa shoku i tij nësediljen e pasagjerit, Dritan Muhaj, ndërroi jetë në spital 12 orë më pas.

Pak minuta pas aksidentit tragjik, 28-vjeçarja nga Napoli u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në ambientet e Komisariatit, ku deklaroi se atë pasdreke ishte duke udhëtuar me bashkëshortin e saj drejt Vlorës me një shpejtësi rreth 120 km/h, kur një kamioçinë i ka prerë rrugën duke u spostuar në krahun e majtë, krah në të cilin ajo po udhëtonte, dhe për pasojë e ka goditur. E reja italiane deklaroi para OPGJ-së se ishte hera e parë që përfshihej në një aksident automobilistik dhe se ishte shumë e rënduar psikologjikisht. Pas marrjes në pyetje, 28-vjeçarja u vendos në paraburgim dhe më 5 shtator 2025, iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Vlorës zbuloi se afati i certifikatës së kontrollit Teknik të mjetit Dacia kishte skaduar më datë 22 qershor 2025, 2 muaj e gjysmë para aksidentit, por kompania e cila e lëshoi me qira nuk e kishte parë të arsyeshme të përmbushte procedurat ligjore, duke e nxjerrë këtë mjet në qarkullim rrugor pa kontrollin e duhur teknik. Por nuk mbaron këtu.

Duke qënë se në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor nuk janëkonstatuar gjurmë frenimi, eksperti Fisnik Ziçishti vlerësoi se drejtuesia e mjetit nuk është në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme.

Në akt-ekspertim thuhet gjithashtu se drejtuesja e mjetit veturëduhet të mbajë, kundrejt mjetit që ndodhej përpara, një largësi siurie të tillë që të garantohet në çdo rast ndalimi i menjëhershëm dhe të mënjanohet përplasja me mjetin që ndodhet përpara, distancë që Angela nuk e ka respektuar. Dhe jo vetëm nuk e ka respektuar, jo vetëm që nuk ka frenuar për të rregulluar shpejtësinë, por nuk ka ditur as të parakalojë mjetin përpara në mënyrën e duhur.

Eksperti argumenton se drejtuesia e automjetit gjatë kryerjes sëmanovrës së parakalimit duhet ta zhvendoste mjetin që drejtonte në të majtë të mjetit që do të parakalonte dhe ta kalojë me shpejtësi, duke ruajtur një largësi anësore të përshtatshme, pasi e ka pasur hapësirën e nevojshme në krahun e majtë të lëvizjes së saj edhe 2.7 m nga 3.7 m që është korsia e lëvizjes.

Më datë 31 tetor 2025, avokati i Angela Tanzillos kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”, pasi familjarët e 28-vjeçares kishin shprehur gatishmërinë për të vendosur si garanci shumën 20 mijë euro. Dhe pikërisht kështu ndodhi. Më datë 3 nëntor gjyqtari Fjorald Behari ndryshoi masën e sigurimit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” dhe “garanci pasurore” për 28-vjeçaren Angela Tanzillo.

“Jam shumë i zhgënjyer, sepse të dalësh me “arrest shtëpie” kur babai im nuk është më, nuk jeton më, unë nuk e shoh më babain tim, Dritan Muhaj nuk është më në këtë botë, ka lënë dy fëmijë të vegjël, dhe unë nuk e shikoj të drejtë”, tha Marios Hasani, djali i të ndjerit Ferdinant Hasani, duke shtuar se të humbiste babain, ishte shumë e dhimbshme.

“Kur mora lajmin, të themi realitetin është më mirë që edhe unë të mos jetoja fare. Mua më ka vdekur nëna në 2017 dhe mbas 2017-ës unë me babain kam qenë shumë i lidhur. Kishim ato momentet tona, diskutonim, qeshnim, hanim darka, shkoja të shtëpitë në fshat, sepse atje kam kujtimin si të nënës dhe të babait, por çdo gjë s’ka më kuptim, s’e besoj dot që babai im ka ndërruar jetë në atë lloj forme”, tregon ai, duke sqaruar edhe qëllimet e familjes pas humbjes së të dashurit të tyre.

Ne jemi 5 fëmijë dhe të pestë e kemi diskutuar që ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë që Gjykata e Vlorës t’i bëjë gjërat njëlloj siç i përmban ligji, pa patur diferencë shtetase shqiptare apo italiane, ligji është një për të gjithë, si për atë në Itali si për mua këtu. Jemi interesuar, e dimë se ku jeton, me numër pallati me të gjitha dhe nuk kemi patur pretendime që ne të bëjmë hakmarrje dhe të shkojmë të bëjmë vetëgjyqësi. Ne nuk jemi për vetëgjyqësi, ne jemi pro ligjit”, deklaroi ai, duke bërë edhe një thirrje për organet e drejtësisë.

I bëj thirrje shtetit t’i bëj gjërat sipas rregullave që të mos lëri shkak dhe hapësirë që neve të na marrë në qafë. Unë kur kam humbur prindërit, nuk kam çfarë humb më. Kam nevojë në këto momente që drejtësia e babait tim, gjaku i babait tim që është derdhur në autostradë, mos të lahet me para, të lahet sipas rregullave dhe ligjit. Babai im ishte 62 vjeç, Dritan Muhaj ishte 47 vjeç. Kanë qënë të dy të rinj. Jam i prekur dhe do t’i shkoj drejtësisë deri në fund”, u shpreh djali i viktimës./Piranjat News

Investigimi i plotë

https://youtu.be/81S4D3V1OtU 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues