Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Veliaj zbardh bisedën me Toni Gogun: Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harroj... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi...
AKTUALITET

“Ishte si bombë, u trondit shtëpia”/ Shpërthimi në Elbasan, flasin fqinjët: Ishte e tmerrshme, dëmi është shumë i madh

P
Piranjat 4 November 2026, 16:09 · 2 min lexim
“Ishte si bombë, u trondit shtëpia”/ Shpërthimi

Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë treguar frikën dhe panikun që përjetuan pas ngjarjes. Sipas dëshmive të tyre, shpërthimi u dëgjua me një intensitet të madh, aq sa tronditi edhe banesat përreth.

Ndërkohë, dëmet materiale në pallatin ku ndodhi ngjarja janë të konsiderueshme. Një prej banorëve të pallatit ngjitur tregon se zhurma ishte e ngjashme me një bombë, ndërsa të tjerë shprehen se fillimisht nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, si dhe e konsideruan të frikshëm momentin.  

Dëshmitë e banorëve: “Jetoj te pallati tjetër. Ishte një shpërthim shumë i madh, si bombë. Nuk e di nëse ka të lënduar”.

“Shtëpinë e kam këtu afër. E dëgjuam shpërthimin, ishte diçka e madhe. Erdhëm këtu dhe pamë se ajo ishte shembur. Nuk e dimë se çfarë ka qenë. Erdhi policia dhe zjarrfikëset. Ishte edhe vendi i ngushtë, ku nuk hyn dot asgjë”.

“Ishte e tmerrshme, ishte një shpërthim i fuqishëm. Nga sa shohim, dëmi është i madh. E frikshme ajo që shohim”.

“U trondit shtëpia, shumë i madh ishte shpërthimi. Ne po rrinim dhe thamë: ‘Çfarë u bë?’ Shumë e frikshme".

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.