Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v...
AKTUALITET

Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku

P
Piranjat 4 November 2026, 17:35 · 2 min lexim
Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e Urim Fikut, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se policia ka sekuestruar një paisje DVR-je në shtëpinë e viktimës, e cila ishte lidhur me 3 kamera të instaluara në shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë.Por teksa paisja është marrë për kçyrje, në të nuk është gjetur asnjë pamje filmike. Gazmir Fiku, djali i viktimës Urim Fiku, që dyshohet të jetë dhe autori i krimit, mësohet se i ka fshirë pamjet filmike nga aparati i telefonit të tij.

Nisur nga kjo situatë, policia e Dibrës ka kërkuar ekspertimin kompjuterik të psisjes DVR, me shpresën e rikuperimit të pamjeve filmike.Ngjarja e rëndë lidhet me shkaqet e një xhelozie, që kanë pasur djali dhe gruaja për një lidhje sentimentale të Urim Fikut.Personi që shikoni në foto është Gazmir Fiku, 33 vjeç nga Bulqiza.Pak orë më parë ai u arrestua bashkë me nënën e tij 57 vjeçare Sadete Fiku, pasi shihen që të dy nga policia si bashkëpunëtorë të vrasjes së Urim Fikut.

Gazmir Fiku, punonte si supervizor i OSHEE, përmbi një dekadë në këtë institucion. Sipas policisë së Dibrës, ai së bashku me nënën e tij, është përfshirë në vrasjen e të atit dhe më pas fshehjen e ngjarjes duke e raportuar si një vdekje që kishte ardhur nga sulmi dhe më pas kafshimi i një ariu.

"Gazmir Fiku, djali i të ndjerit Urim Fiku dhe Sadete Fiki, gruaja e viktimës, u ndaluan pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse 61 vjeçarin", tha policia lokale në komunikatën e sotme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.