“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, efektivët shtyjnë qytetarët
Tensione të forta janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit. Situata është tensionuar në momentin kur disa qytetarë kanë dalë përpara furgonit të policisë, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët kanë ndërhyrë për t’i larguar protestuesit, duke i shtyrë ata dhe duke përdorur […]

Tensione të forta janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.
Situata është tensionuar në momentin kur disa qytetarë kanë dalë përpara furgonit të policisë, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët kanë ndërhyrë për t’i larguar protestuesit, duke i shtyrë ata dhe duke përdorur spraj lotsjellës.
Gjatë përplasjes janë dëgjuar thirrjet “Mos i prek gocat!”, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Incidenti ka shkaktuar momente kaotike përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tensionet vijnë pas shoqërimit nga policia të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët, sipas informacioneve paraprake, refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes rrënojave

“U dogjën të gjitha, u bënë shkrumb”, banorët rrëfejnë momentet e tmerrit nga shpërthimi në Elbasan

Detaje nga krimi në Bulqizë/ Vrau babain, ja çfarë bëri pas ngjarjes supervizori i OSHEE

EMRI/ Vrau çiftin e moshuar në Dropull para dy vitesh, dënohet me 30 vite burg autori

Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku

Bastet mbeten në të “zezë”/ Miliona euro taksa të munguara, por një situatë WIN-WIN për krimin, policinë dhe politikën

Ngjarja në Elbasan, policia jep detaje: Humb jetën e moshuara, 10 të plagosur

Paketa Fiskale/ Konfindustria i paraqet Kuvendit vërejtjet, jep alarmin për ekonominë: Deficiti tregtar rekord 5.8 mld euro, industria dh...





