Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës në Shtetet e Bashkuara.

Katër kandidatë me origjinë shqiptare garuan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës në Shtetet e Bashkuara.
Sipas rezultateve jozyrtare të cituara nga mediat në Shkup, deri mëngjesin e sotëm vetëm njëri prej tyre, Joe Hoxha, rezultonte në avantazh dhe drejt fitores. Hoxha, i cili shërben aktualisht si përfaqësues republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it, kryeson garën në distriktin 78 me një diferencë prej rreth 1.8 pikësh përqindjeje.
Sipas të dhënave të Decision Desk HQ, janë numëruar më shumë se 95 për qind e votave. Megjithatë, gara ende nuk është shpallur zyrtarisht. Në New York, kandidati republikan Diamant Hysenaj humbi garën për Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit në distriktin 14, përballë demokrates Alexandria Ocasio-Cortez.
Kjo e fundit siguroi rreth 78 për qind të votave, ndërsa Hysenaj mori afërsisht 21.5 për qind. Po në Neë York, demokrati Shpëtim Qorraj nuk arriti të merrte një mandat në Asamblenë e shtetit, ku përballë kishte republikanin në detyrë Michael Tannousis, që fitoi me rreth 60 për qind të votave. Ndërkohë në Connecticut, republikani Peter Lumaj humbi garën për postin e sekretarit të shtetit.
Sipas Decision Desk HQ, fituese u shpall demokratja dhe sekretarja aktuale e shtetit, Stephanie Thomas, e cila kryesoi me një diferencë prej rreth 24 pikësh përqindjeje, në një kohë kur atje janë numëruar tashmë mbi 80% e vortave.
Zgjedhjet u zhvilluan në një natë të rëndësishme për politikën amerikane, në të cilën demokratët rimorën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit të SHBA-së.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përfshihet nga flakët pallati në Elbasan, dyshimet

Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqërohet 44-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Ministrisë së Arsimit

Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni





