E rëndë në Elbasan! Shpërthimi në apartament i merr jetën 83-vjeçarit

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë. Shpërthimi ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar shembjen e mureve të banesës dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të pallatit.
Forca e shpërthimit ishte e madhe, ndërsa banorët e zonës kanë përjetuar momente paniku dhe frike. Disa prej tyre e përshkruan ngjarjen si një tronditje të jashtëzakonshme, që u shoqërua me dëme të rënda në strukturën e ndërtesës. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat e emergjencës, të cilat nisën evakuimin e banorëve përmes mjeteve dhe shkallëve të emergjencës.
Humbja e jetës së 83-vjeçarit e rëndon bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa pritet që grupet hetimore të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e sakta të shpërthimit.
Dyshimet paraprake lidhen me një bombol gazi, por shkaku përfundimtar mbetet për t’u konfirmuar nga hetimet.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh

Përfshihet nga flakët pallati në Elbasan, dyshimet

Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqërohet 44-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Ministrisë së Arsimit

Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni

Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet

“Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali





