Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë
AKTUALITET

Jo vetëm që treni s'po vjen, por tani ndryshon edhe projekti fshehtas (zhduken 500 metra)

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të mund të mbërrijë deri në destinacion

P
Piranjat13 November 2026, 20:25 · 6 min lexim
Jo vetëm që treni s'po vjen, por tani ndryshon edhe projekti

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të mund të mbërrijë deri në destinacion. Hekurudha që po ndërtohet për të lidhur Tiranën dhe Durrësin me aeroportin, do ta ndalë pasagjerin disa qindra metra larg terminalit.

Një ndryshim i projektit fillestar ka zhvendosur stacionin fundor jashtë territorit të aeroportit, duke krijuar një problem të ri për pasagjerët: si do të përshkojnë distancën deri në terminal?

Dokumentet tregojnë se ky problem nuk është një pasojë e paparashikuar e projektit. Përkundrazi, një vendimmarrje e Hekurudhës Shqiptare e mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës solli ndryshimin e vendndodhjes së stacionit.

Në këtë dokument që mban datën 21 tetor 2021 me titull “MIRATIMIN E LEJES SË NDËRTIMIT TË INFRASTRUKTURËS:“RIKONSTRUKSION I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS-TIRANË DHE NDËRTIMIN E LINJËS SË RE HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË RINASIT” projekti fillestar i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit  parashikonte që stacioni të ndërtohej vetëm 60 metra larg terminalit. Por dy vite më vonë Hekurudha Shqiptare nën drejtimin e Ergys Verdhos paraqiti dy alternativa të reja. Brenda territorit të Forcave Ajrore dhe përballë tyre.

Ministria e Infrastrukturës në atë kohë me në krye Belinda Ballukun përmes përgjigjes së zëvendësministrit Hantin Bonati mbështeti alternativën e dytë, me një zhvendosje të stacionit jashtë territorit të aeroportit përballë Forcave Ajrore duke e spostuar distancën nga terminali në rreth 500 metra.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:“Nga pikëpamja e sigurisë së lëvizjes së mjeteve dhe automjeteve në zonën aeroportuale dhe rrugore. mbështetur në kompetencat për të cilat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përgjegjëse, si dhe duke mos anashkaluar apo iu mbivendosur kompetencave të parashikuara në marrëveshjen e nënhuasë dhe atë të projektit, opinioni ynë është që vlerësimi juaj për opsionin e dytë paraqitet si më optimal”

Sipas projektit të ri, stacioni përfundon në kilometrazhin 5+128, ndërsa në projektin ekzistues fundi i linjës ishte parashikuar në kilometrin 5+800. Pra, shkurtohet segmenti hekurudhor me rreth 672 metra.

Këtë shkurtim Hekurudha Shqiptare e konsideron si një vendimmarrje të mirë që do ti kursente buxhetit të institucionit fondet për t’u përdorur për nevoja të tjera thuhet në dokumente.  Ndërsa shqetësuese distancën e konsideron vetëm për rastin e udhëtarëve me karroca dhe invalidëve.

Hekurudha Shqiptare:“Është gjatësi e pranueshme e lëvizjes se këmbësorëve, në rastin e udhëtarëve me karroca, invalidëve dhe me valixhe, do të kërkojë me patjetër një shërbim ekspres “shuttle-navetta” që do teë jetë nën shërbimin e operimit hekurudhor të pasagjerit, çështje relativisht e zgjidhshme duke parë qe i njëjti parim ekziston edhe në shumë aeroporte të tjera evropiane.”

Ajo që bie në sy në dokumentacion është se institucionet shtetërore janë kujdesur të përcaktojnë kushtet financiare dhe afatet e zbatimit por jo një zgjidhje përfundimtare dhe të detajuar për transportin e pasagjerëve deri në terminal.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se ky ndryshim ka sjellë dhe shqetësimin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim por të pyetur zyrtarisht ata na bëjnë të ditur se janë në dijeni të problematikës.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim:“BERZH është në dijeni të zhvendosjes së stacionit hekurudhor që do t’i shërbejë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. BERZH po bashkëpunon me Hekurudhën Shqiptare dhe palët e tjera për të vlerësuar ndikimet e këtij ndryshimi dhe për të identifikuar një zgjidhje të përshtatshme që garanton një lidhje të sigurt dhe efikase për pasagjerët midis stacionit hekurudhor dhe terminalit të aeroportit.”

BERZH rithekson se ëhstë bashkëfinancuese ndërsa përgjegjësinë për zbatimin dhe vendimmarrjen mbi projektin shprehet se  i takon institucioneve shqiptare.

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës një investim rreth 130 milionë euro I qeverisë shqiptare me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pritet të hap epokën e re të hekurudhave shqiptare me një kohë udhëtimi 22 minuta dhe shpejtësi 120 km/orë.

Një projekt që nisi për të afruar aeroportin me transportin hekurudhor, tashmë duhet të zgjidhë edhe distancën që vetë ndryshimi i projektit krijoi. Por ndërsa projektet vazhdojnë në letër dhe në terren, pyetja që Hekurudha Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës ende duhet t’u përgjigjen qytetarëve është kush do t’i transportojë pasagjerët deri në terminal dhe me çfarë kostoje? 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.