Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina me tre motrat përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor, i cili fatmirësisht nuk kishte ujë.
Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.
Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, çka ka bërë që drejtuesja të mos dallojë kthesën dhe të vijojë drejt.
Fatmirësisht, shpejtësia brenda normave të lejuara ka ndikuar që aksidenti të mos ketë pasoja më të rënda, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit. Kjo kthesë bëhet sërish objekt shqetësimi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa mungesa e ndriçimit dyshohet si një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në aksident.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dita e 167-të e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Zbulohet celular në burgun e Shkodrës pas kontrolleve në qeli, edhe AMP nis hetimet për zbulimin e autorit

Kapen në kufirin me Greqinë dhjetëra kilogramë drogë, në pranga gruaja nga Shqipëria

Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë perandorinë e drogës! Bashkëpuno...

Evidentohen rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë





