AKTUALITET

Kapet në Maqedoni, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, 2 drejtuesit e spitalit 'Sante Plus'! Akuzohen për mashtrim

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 30 October 2026, 09:17

Kapet në Maqedoni, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, 2 drejtuesit e spitalit

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plus”, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e Tiranës për akuzën e mashtrimit financiar dhe falsifikimit të dokumentave.

Operacioni për kapjen e Bilal Kara është raportuar dhe nga mediat maqedonase, të cilat informojnë se ndalimi i tij është kryer për qëllimi ekstradimi.

Së bashku me biznesmenin Kara, në pranga është vënë dhe Geriana Arapi, ish-drejtuese e spitalit, e cila ishte shpallur gjithashtu në kërkim nga prokuroria e Tiranës, pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë, në shtator të vitit 2025.

Arapi është motra e e Martin Arapit, ish-inspektorit të IMT-së në Sarandë, i cili qëndroi 15 muaj në kërkim me vendim të Gjykatës së Sarandës, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre” lidhur me ndërtimet pa leje në këtë qytet.

Sipas dosjes hetimore të nisur nga prokuroria e Tiranës, ka mjaftuar një indicie nga një shtetas portuges, për të kuptuar skemën e mashtrimit.

Në dosjes thuhet se Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa një reklamë në rrjetet sociale të “International Medicare Hospital”, dhe pas një takimi në spital vendosi të bënte 3 shërbime, transplant flokësh në vlerë 980 euro, rregullim të qepallave të syve me 2200 euro dhe kirurgji për korrigjim të gushës për 2000 euro.

Shumat e parave i pagoi në 3 periudha të ndryshme, në tetor, nëntor dhe dhjetor 2024 zonjës me emrin Xhuana Liko, që sipas tij iu prezantua si drejtoresha e spitalit, para që i ka dhënë CASH dhe pa marrë kupon tatimor, përveç një mandati dore. Të gjitha këto Santos ia tha policisë në kallëzimin që bëri pasi kuptoi se mund të ishte para një mashtrimi.

Ditën që bëri pagesën e tretë portugezi priste të operohej por i është thënë se kjo ishte e pamundur pasi mjeku Aron që do të kryente ndërhyrjen, do largohej për në Turqi. Sipas spitalit operacioni zgjaste 3 deri në 6 orë dhe nuk ishte e mjaftueshme kohë, edhe për të mos rrezikuar.

Pas një periudhe rikthehet në klinikë, por këtë herë i thonë se mjeku Aron nuk punontë më aty, dhe i propozuan që operacioni të kryhej nga tjetër dorktoreshë me emrin Artiola, propozim të cilin e pranoi. Megjithatë, sipas portugezit, edhe ajo iku nga spitali dhe ndërhyrja sërish nuk u bë.

Në vijim klinika i propozoi një mjek që do të vinte nga Turqia enkas për operacionin e tij, por pasi pa foto të operacioneve që turku kishte kryer nuk i pëlqeu dhe nuk pranoi.

I kërkoi gojarisht Xhuanës, së cilës i bëri pagesën, që shumën e parave t’ia kthenin mbrapsht, pasi sipas tij, pa që ambienti ishte jo serioz, edhe pse ajo tentoi ta bindte që të vijonin.

Denoncimi në polici

Kur kishin kaluar 16 muaj pasi kishte bërë pagesat dhe u paraqit për herë të parë në klinikë, Carlos Santos u rikthye në “International Medicare Hospital”.

Ishte fillimi i gushtit kur takoi sërish Xhuanën, së cilës i ka dorëzuar një letër të shkruar nga ai ku e njofton për të gjitha veprimet e kryera dhe të gjitha
problematikat që ka hasur, si dhe vendimin për të mos e kryer operacionin, dhe i ka kërkuar të firmosë. Ajo e lexon por nuk pranon ta firmosë. Portugezi Santos këtë letër ia ka treguar kamerës aty dhe është larguar.

Në polici, Carlos Santos deklaroi se është mashtruar nga spitali, pasi i morën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.

Në lidhje me rastin, policia mori në pyetje Xhuana Likon, e cila u tha hetuesve se ishte recepsioniste e klinikës dhe jo drejtoreshë, siç Santos thotë se i është prezantuar, ndërsa çështja me pacientin portugez kishte nisur që me ish-doktoreshën Eva Lleshi, e cila nuk punonte më aty.

Pacienti nuk arriti të kryente ndërhyrjen për shkak të largimit të mjekëve dhe refuzimit të tyre për ta realizuar sipas kërkesave të tij. Sipas saj ai kërkoi kthimin e shumës, por kjo nuk iu bë menjëherë pasi spitali kërkonte shqyrtim të rastit. Për kuponin tatimor, Liko tha se kishte dhënë mandat dore sipas udhëzimeve të drejtuesve, dhe subjekti nuk hartonte kontrata, vetëm kartela mjekësore.

Pas dëshmisë së Xhuana Likos, dhe përballë të dhënave për pagesa pa kupon tatimor, polici kreu kontroll në klinikë ku gjeti ilaçe të skaduara dhe të tjera të ndaluara për shitje, të lejuara vetëm për përdorim në spitale private, rreth 100 blloqe mandatesh të shkruara me dorë dhe 7 kompjuterë dhe dhoma e serverëve të kamerave të sigurisë. 

Kontrolli
Gjatë kontrollit në klinikë u gjetën 5 punonjës, të cilët u pyetën dhe rezultoi se të gjithë merrnin rrogat në dorë dhe jo në bankë, të padeklaruar.

Në klinikë u gjet edhe Yusuf Kenan, mjek turk.

I marrë në pyetje u tha hetuesve se profesionin e ushtronte prej 26 vitesh, por në Shqipëri nuk kishte kontratë të shkruar me “International Medicare Hospital”, dhe i paregjistruar në organet tatimore.

Sipas tij, nga qershori 2025 ka ardhur në Tiranë 5 ose 6 herë dhe ka kryer mbi 20 operacione, për të cilët, sipas kontratës që kishte bërë me gojë me pronarin e klinikës, turkun Bilal Kara, do të merrte nga 200 euro për ndërhyrje, por gjithmonë ka marrë me pak para CASH në dorë, pasi sipas tij i thoshin se do ia jepnin kur të vinte herën tjetër. Deri më tani 1 mijë euro akoma nuk i janë dhënë.

Kuzhinieri u bë administrator

Një tjetër skandal u zbulua gjatë hetimeve. Administratori Edmond Zaja ishte punësuar në vitin 2023 në klinikë si kuzhinier, dhe 1 vit më vonë pronari, sipas tij, ia kishte kërkuar si nder që të regjistrohej si administrator, por që të vijonte të kryente punën në kuzhinë, e gjitha sipas tij në mirëbesim.

Por i marrë në pyetje deklaron se nuk ka pasur asnjë dijeni për punonjës të padeklaruar, mungesë të kasës fiskale apo medikamente të skaduara apo kontrabandë.

Në realitet nuk ka qenë kurrë administrator dhe praktikisht është paguar 40 mijë lekë në muaj si kuzhinier.

Në maj 2025 ka paraqitur dorëheqjen, por aksionerët Bilal Kara, Bexhet Kara dhe Gerjana Topi nuk ia pranuan. Sipas tij i është drejtuar QKB-së me kërkesë për heqjen e emrit, por deri më tani figuron administrator. Deklarimet e tij u konfirmuan edhe nga këqyrje e celularit, ku u gjetën bisedat me aksionerët ku u paraqet dorëheqjen.

Megjithatë, të gjitha këto Edmond Zajën nuk e shpëtuan nga prangat, të cilin gjykata e la në masë “arrest në burg”. Policia tashmë ka shpallur në kërkim 2 aksionerët, Bilal Kara dhe Gerjana Topi, të cilët rezultojnë të jenë jashtë territorit të vendit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?