Aksident në Fier pranë Spitalit Memorial, përplasen dy automjete, plagoset pasagjeri
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memori...
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memori...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe a...
Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në n...
Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Nëse mendo...
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u përqendruar te masat e reja...
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar ësht&e...
Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Ferdinant Hoti, 35 vjeç, pa vendbanim t&...
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...

Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në një të tretën e territorit të Shqipërisë.
Sipas projektbuxhetit 2027, drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër do të orientohen jo vetëm bashkitë e veriut, por edhe ato të qarqeve Elbasan dhe Fier, që ndodhen qindra kilometra larg.
Të dhënat tregojnë se 34% e bashkive të vendit që përfaqësojnë gjithashtu një të tretën e territorit të vendit do të depozitojnë mbetjet në Bashkinë e Shkodrës dhe për këtë do të marrin financime shtesë na buxheti i shtetit.
Përveç problemeve mjedisore në kryeqendrën e Veriut , menaxhimi i mbetjeve në këtë mënyrë do të ketë një kosto të jashtëzakonshme të transportit, psh nga Librazhdi në Shkodër, duke marrë ne konsideratë edhe trafikun e rënduar. Një kamioni që niset nga Përrenjasi me mbetej i duhet të qëndrojë disa orë në trafikun e Elbasanit dhe me tej disa te tjera në Tiranë dhe në Lezhë.
Sipas planit të qeverisë 21 bashki janë përfshirë në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër. Ato përfaqësojnë 34.4% të bashkive të Shqipërisë dhe shtrihen në rreth 9,625 kilometra katrorë, ose afërsisht 33.5% të territorit kombëtar.
Në grupin e parë përfshihen bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin.
Por lista zgjerohet edhe me bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Përrenjas dhe Gramsh, të cilat sipas dokumentit do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së Shkodrës.
Të njëjtin destinacion kanë edhe bashkitë Fier, Lushnjë, Roskovec, Patos, Divjakë dhe Mallakastër.
Përfshirja e bashkive të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër ngre pikëpyetje për mënyrën e organizimit të transportit, distancat që duhet të përshkojnë mjetet dhe kostot financiare që do të krijohen për pushtetin vendor, për shkak edhe të kaosit në trafik.
Fondet shtesë për transportin e mbetjeve drejt Shkodrës do të akordohen në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale. Shpërndarja sipas bashkive është mbështetur në dy kritere, sasinë vjetore të mbetjeve dhe kostot shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.
Kjo nënkupton se buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht transportin e mbetjeve, por bashkitë do të duhet të kontribuojnë edhe me të ardhurat e tyre për të përballuar kostot.
Përveç Shkodrës, dokumenti përcakton zonën e menaxhimit Tiranë për gjashtë bashki, Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë.
Në zonën e Gjirokastrës përfshihen dhjetë bashki, ndërsa gjashtë bashki të tjera janë orientuar drejt zonës së menaxhimit Korçë./Monitor
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, se shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e ...
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar ësht&e...
Një pacient ka humbur jetën ditën e sotme pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në Tiranë.&...
Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Ferdinant Hoti, 35 vjeç, pa vendbanim t&...
Një qytetar ka denoncuar gjendjen problematike të menaxhimit të mbetjeve urbane në hyrje të qytetit të Durrësit, pranë ...
Një 23-vjeçar shqiptar, i njohur me nofkën “Shqiptari”, dhe dhjetë persona të tjerë po përballen me drejtë...
Një 29-vjeçar italian ka pranuar autorësinë e vrasjes së shqiptarit Denaldo Maxhallaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet ...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...
Si asnjëherë tjetër, një valë e pazakontë kundërshtimesh nga të gjitha segmentet kryesore të sipërmarrjes ka s...
Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademik Luan Omari, një prej figurave të shquara të mendimit juridik, shkencor dhe akadem...