Shifra tronditëse/ Fatura e arbitrazheve arrin në 185 mln euro, mbi 10 mln euro vetëm kosto ligjore
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në f...
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në f...
Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident jan...
Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut,...
Analisti, Andi Bushati deklaroi se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit,...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj zgjedhjeve presidenciale në Brazil, duke i cilësuar ato si “një tur...
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mën...
Policia polake njoftoi të premten se kishte ndaluar një 55-vjeçar rus të dyshuar se vepronte për një shërbim të inteli...
Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së A...
FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas ra...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se raporti për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor, tashmë i është përcjellë kryeministrit.
Dokumenti, i hartuar nga Zyra e Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, pasqyron veprimet e institucioneve që nga denoncimi i parë i viktimës më 10 korrik 2026 e deri në ditën kur ajo u vra.
Megjithatë, raporti nuk konsiderohet ende përfundimtar. Sipas Gërvallës, disa institucione nuk kanë dorëzuar të gjitha materialet dhe përgjigjet e kërkuara, ndërsa dokumentacioni i siguruar deri më tani evidenton probleme serioze në trajtimin e rastit dhe vonesa në reagimin institucional.
Ministrja theksoi se vrasja e Zekajt nuk ishte një ngjarje pa paralajmërime, pasi institucionet kishin qenë të informuara për kërcënimet dhe rrezikun që i kanosej asaj.
Nga të dhënat e raportit rezulton se më 10 korrik, Arlinda Zekaj ishte paraqitur në polici, ku kishte denoncuar dhunën fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti. Në deklarimin e saj kishte përmendur edhe kërcënimet, si dhe faktin se bashkëshorti posedonte armë me leje.
Ajo kishte ngritur gjithashtu shqetësimin se, ndonëse ishte bashkëpronare e shtëpisë, nuk po lejohej të hynte në pronën e saj për shkak të kundërshtimit të bashkëshortit dhe familjarëve të tij.
Situata kishte vijuar edhe në muajt pasues. Më 7 shtator, Zekaj iu drejtua Gjykatës Themelore në Pejë për të kërkuar urdhër emergjent mbrojtjeje. Po atë ditë, ajo i kishte dërguar gjykatës një mesazh, përmes të cilit kishte shprehur frikën se mund t’i rrezikohej jeta.
Rasti ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si policia, gjykata dhe institucionet e tjera i trajtuan paralajmërimet e viktimës dhe nëse ishin ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur atë.
Pritet që dokumentacioni shtesë të ndihmojë në sqarimin e plotë të përgjegjësive dhe veprimeve institucionale para vrasjes së Arlinda Zekajt.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka folur me emocione për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rrëfyer edhe tragjedinë q&eum...
Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë, Arl...
Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë t&eu...
Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, Azgan Haklaj ngre shqetësime për atë që e cilëson si zbatim të s...
Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet se është personi që ka vrar&eum...
Një protestë kundër dhunës dhe vrasjes së grave është zhvilluar sot në Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekaj...
Në Prishtinë po mbahet protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ku autori i krimit ë...
Ashtu sikurse paralajmëruar, ka nisur sot në orën 16:00 protesta në Prishtinë kundër dhunës dhe vrasjes së grave, pas vr...
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kërkuar të mos mbahet në paraburgim, duke argumentuar se duhet të kujdeset për ...
Fshirësi i rrugëve që fitoi 168 milionë euro në EuroMillions në Belgjikë ka frikë për jetën e tij HLN Që...