Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popu... Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë VIDEO/ Kaos në aeroportin e Uashingtonit, male me valixhe pas tri ditësh bllokim të fluturimeve në SHBA VIDEO/ Rruga në gjendje skandaloze në Pezë, banorët ankohen për premtimet e pambajtura Përplasjet e Ramës me Veliajn e Spiropalin/ Berisha: Ata që e konsiderojnë kryeministrin si të keqen më të ... I akuzuar për tentativë vrasje në Austri, arrestohet në Korçë 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! “Moska të dëshmojë gatishmërinë për paqe”/ Kaja Kallas: Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës u... “Sara Mila, kriminele elektorale! Të dorëzojë mandatin”/ Berisha: Urdhëroi bandat të rrihnin kryebashkiakë... Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës, Kos ua lë fajin muzikantëve: Keqardhje! FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League “Më kërkojnë 240 mln lekë”/ Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz...
AKTUALITET

Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike

Një koncert i organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka shkaktuar reagime, pasi gjatë aktivitetit është interpretuar melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila e ka […]

P
Piranjat16 November 2026, 11:19 · 3 min lexim
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së,

Një koncert i organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka shkaktuar reagime, pasi gjatë aktivitetit është interpretuar melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila e ka cilësuar të papranueshëm interpretimin e kësaj kënge në një aktivitet që synon promovimin e bashkimit të kulturave evropiane.

Në reagimin e saj, Koçeku ka rikujtuar krimet dhe pasojat e luftës në Kosovë, duke kërkuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian përgjegjës për organizimin e forumit një kërkimfalje publike ndaj popullit të Kosovës.

Ajo ka përmendur shifrat e viktimave të luftës, refugjatëve dhe personave të zhdukur, duke theksuar se historia dhe vuajtjet e popullit të Kosovës nuk duhet të shpërfillen.

 

Reagimi i plotë i Marjana Koçekut:

Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel thuhet se u hap me kangën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Kjo asht e papranueshme! Një mesazh i tillë shpërfill vuajtjet dhe gjakun e derdhun të popullit të Kosovës dhe bie ndesh me vetë parimet dhe vlerat demokratike që Europa pretendon se mbron.
1 milion refugjatë, 11 mijë të vramë, 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe 1,600 persona ende të zhdukun.
Këto janë jetë njerëzish, familje të shkatërrueme dhe plagë që nuk kanë me u harru kurrë.
Zyrtarët e Bashkimit Europian përgjegjës për organizimin e Forumit i detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike.
Europa duhet të qëndrojë në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë historike.

The EU Enlargement Forum in Brussels reportedly opened with the Serbian nationalist song “Oj Kosovo, Kosovo”, which portrays Kosova as part of Serbia. This is unacceptable. Such a message disregards the suffering and bloodshed endured by the people of Kosova and contradicts the very democratic principles and values that Europe claims to uphold. Around 1 million refugees, 11,000 killed, 20,000 victims of wartime sexual violence, and 1,600 still missing. They are human lives, shattered families, and wounds that will never be forgotten. The EU officials responsible for organising the Forum owe the people of Kosova a public apology. Europe must stand for truth, dignity, and historical accountability.

— Marjana Koçeku (@Marjanakoceku) November 16, 2026

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.