VIDEO/ Kaos në aeroportin e Uashingtonit, male me valixhe pas tri ditësh bllokim të fluturimeve në SHBA
Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e marrjes së bagazheve është mbushur me mijëra valixhe të mbetura pas tri ditësh kaosi në transportin ajror amerikan. Më 13 nëntor, të premten, autoritetet e aviacionit në SHBA ndaluan pothuajse të gjitha fluturimet për t’u ngritur, në atë që u […]

Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e marrjes së bagazheve është mbushur me mijëra valixhe të mbetura pas tri ditësh kaosi në transportin ajror amerikan.
Më 13 nëntor, të premten, autoritetet e aviacionit në SHBA ndaluan pothuajse të gjitha fluturimet për t’u ngritur, në atë që u konsiderua ndërprerja më e gjatë kombëtare e trafikut ajror që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Pasojat vijuan për tri ditë radhazi, duke shkaktuar anulime dhe vonesa masive në aeroporte të ndryshme të vendit. Vetëm gjatë së dielës, më shumë se 11 500 fluturime u prekën nga situata, ndërsa mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar ose u detyruan të ndryshonin planet e udhëtimit.
Pamjet nga aeroporti Ronald Reagan tregojnë përmasat e kaosit, me valixhe të grumbulluara në të gjithë zonën e marrjes së bagazheve, ndërsa udhëtarët përpiqen të gjejnë sendet e tyre pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme.
Autoritetet shpresojnë që situata të kthehet në normalitet gjatë ditës së sotme, pas tri ditësh me probleme të mëdha në transportin ajror amerikan.
? Washington airport buried under mountains of suitcases after three days of massive air travel chaos
On Friday, November 13, US aviation authorities banned almost all flights from taking off. It was the longest nationwide air traffic shutdown since the September 11, 2001 terrorist attacks carried out by al-Qaeda.
The disruptions continued for three days. On Sunday alone, more than 11,500 flights were affected. There is hope that everything will return to normal today.
The video shows the baggage claim area at Ronald Reagan Washington National Airport.
— NEXTA (@nexta_tv) November 16, 2026
Lexo edhe
BOTA
“Moska të dëshmojë gatishmërinë për paqe”/ Kaja Kallas: Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, nuk shohim shenja pë...

Përvetësoi 2.47 milionë dollarë në kriptomonedha, ish-agjenti i FBI-së përdori ChatGPT për të nisur një jetë të re në Portugali

“Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

Bashkëpunëtorët e Netanyahut dyshohet se ndikuan në arrestimin e aktivistëve arabë, Eisenkot: Ai nuk mund të qëndrojë në pushtet as për n...

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë





