Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasjet e Ramës me Veliajn e Spiropalin/ Berisha: Ata që e konsiderojnë kryeministrin si të keqen më të ... I akuzuar për tentativë vrasje në Austri, arrestohet në Korçë 57-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! “Moska të dëshmojë gatishmërinë për paqe”/ Kaja Kallas: Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës u... “Sara Mila, kriminele elektorale! Të dorëzojë mandatin”/ Berisha: Urdhëroi bandat të rrihnin kryebashkiakë... Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës, Kos ua lë fajin muzikantëve: Keqardhje! FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League “Më kërkojnë 240 mln lekë”/ Tritol dyqanit të luleve në Tufinë, pronari: Dyshoj prej djalit që luan bixhoz... Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër Tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi sulmohet për herë të dytë brenda dy javësh Përvetësoi 2.47 milionë dollarë në kriptomonedha, ish-agjenti i FBI-së përdori ChatGPT për të nisur një jet... Detaje/ I shpallur në kërkim për vrasje në 2023, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër! E pëson edhe shoku i tij...
POLITIKE

Përplasjet e Ramës me Veliajn e Spiropalin/ Berisha: Ata që e konsiderojnë kryeministrin si të keqen më të madhe, të bashkohen për ta larguar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes Elisa Spiropali. I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të SPAK nëse kishte një mesazh për Veliajn dhe Spiropalin, Berisha u bëri thirrje të gjithë faktorëve që kundërshtojnë kryeministrin të bashkohen […]

P
Piranjat16 November 2026, 11:00 · 3 min lexim
Përplasjet e Ramës me Veliajn e Spiropalin/ Berisha: Ata që e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes Elisa Spiropali.

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të SPAK nëse kishte një mesazh për Veliajn dhe Spiropalin, Berisha u bëri thirrje të gjithë faktorëve që kundërshtojnë kryeministrin të bashkohen për të mundësuar largimin e tij nga pushteti.

“Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste duhet të bashkohen ta përcjellim një minutë e më parë”, deklaroi Berisha.

 

Përplasjet brenda Partisë Socialiste u bënë më të dukshme në mbledhjen e së shtunës të Asamblesë së PS-së, ku Elisa Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese të partisë, ndërsa Erion Veliaj u largua nga drejtimi politik i Partisë Socialiste për Tiranën.

“Pra, siç e shihni, për këtë seksion të PS, nuk ekziston krimi elektoral. Dhe këta janë bashkëfajtorë.
Këta janë bashkëautorë të të gjithë dhunës, terrorit policor që ushtrohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër protestuesve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nuk u ndala këtu në amnistinë që i bëjnë Edi Ramës në vjedhjet e tij të pallogaritshme.
Vetëm në dosjen Balluku, Rama është 60 përqind aksioner.
Rama është akuzuar nga OSBE që në vitin 2014 se ka të fshehur në bankat offshore 200 milionë euro.
Por fundi i tij është i pashmangshëm.
Ju e ndoqët Asamblenë e Partisë së Krimit.
Në Asamble, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj Padrinos.
Nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që akuzonin kreun siç e akuzonin asambleistët.
Dhe jo se janë të ndershëm se edhe ata janë kriminelë që kanë vjedhur, kanë plaçkitur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë.
Por se tani, njeriu që ishte zotuar për mbrojtje, i kishte korruptuar, po shkon atje ku e meriton.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët të vazhdojnë fuqishëm protestat, të vazhdojmë t’i japim shtytjen e fundit këtij narkodiktatori që plaçkiti Shqipërinë më shumë se të gjitha regjimet e kohërave të shkuara”, tha Berisha teksa komentoi Asamblenë e Socialistëve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.