“Moska të dëshmojë gatishmërinë për paqe”/ Kaja Kallas: Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, nuk shohim shenja për armëpushim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia duhet të tregojë gatishmëri konkrete për të respektuar marrëveshjet, duke theksuar se prioriteti aktual duhet të jetë arritja e një armëpushimi në Ukrainë. Në mbërritjen e saj në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, Kallas u shpreh se […]

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia duhet të tregojë gatishmëri konkrete për të respektuar marrëveshjet, duke theksuar se prioriteti aktual duhet të jetë arritja e një armëpushimi në Ukrainë.
Në mbërritjen e saj në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, Kallas u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë shenjë që Moska është e gatshme të ndalë luftimet.
Përkundrazi, sipas saj, Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, duke goditur linjat hekurudhore, urat dhe termocentralet.
Kallas theksoi se këto sulme synojnë të shkaktojnë vuajtje maksimale te popullsia civile dhe të detyrojnë Ukrainën të dorëzohet përpara mbërritjes së dimrit të ashpër.
“Neve na duhet një armëpushim, i cili të lejojë diskutime për çdo çështje tjetër”, deklaroi Kallas, duke nënvizuar se Rusia duhet të dëshmojë me veprime konkrete gatishmërinë për paqe.
Lexo edhe
BOTA
Përvetësoi 2.47 milionë dollarë në kriptomonedha, ish-agjenti i FBI-së përdori ChatGPT për të nisur një jetë të re në Portugali

“Kujtoni fatin e Pompeut”/ Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

Bashkëpunëtorët e Netanyahut dyshohet se ndikuan në arrestimin e aktivistëve arabë, Eisenkot: Ai nuk mund të qëndrojë në pushtet as për n...

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

“AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificiale në Britani për të parandalu...





