Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për prioritetet e përbashkëta

Ambasada amerikane në Prishtinë ka deklaruar se pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të “avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”.
Ky njoftim i Ambasadës, i publikuar në rrjetet sociale, vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.
Gjykata më e lartë në vend po ashtu qartësoi se deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë afat deri më 6 tetor që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.
Sa i përket konstituimit të Kuvendit, Kushtetuesja u kërkoi deputetëve që ta zgjedhin edhe nënkryetarin e dytë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Megjithatë, Gjykata konstatoi se organi ligjvënës u konstituua përtej afatit 30-ditor.
Kuvendi u konstituua më 13 shtator dhe disa orë më vonë u votua edhe Qeveria Kurti 4.
Megjithatë, njoftimi i Kushtetueses ka vënë në lëvizje Kuvendin, kryesia e të cilit mban sot mbledhjen e parë të legjislaturës së njëmbëdhjetë.
Në dy vjetët e fundit, Kosova është përballur me kriza të vazhdueshme politike. Në qershor, vendi mbajti zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit.
Lexo edhe
KOSOVA
Kapet një kontejner me 24 tonë mish të skaduar, ishte i destinuar për “Apetit” në Kosovë

Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

Për të nëntën natë, qytetarët protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales

EMRI/ Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Eurodeputeti kroat: Pa normalizim me Kosovën, Serbia s’ecën drejt BE-së. Merkel fajtore





