Kapet një kontejner me 24 tonë mish të skaduar, ishte i destinuar për “Apetit” në Kosovë

“Zyrtarët e Administratës Doganore më 24 shtator 2026 kanë kontrolluar një kontejner me mish viçi të ngrirë, i cili përmbante gjithsej 1,321 paketa, me peshë bruto prej 24,650 kilogramësh. Gjatë kontrollit është konstatuar se afati i përdorimit të mishit kishte skaduar më 14.05.2026”, tha administrata doganore malazeze.
Rreth një javë më parë, autoritetet malzeze ndaluan edhe tre kontenjerë të tjerë me mish viçi, me peshë totale bruto prej 77 tonësh, pasi ishte konstatuar se deklaratat origjinale, në të cilat ishte shënuar afati i skaduar i përdorimit, ishin hequr dhe më pas ishin zëvendësuar me deklarata ku ishte shënuar një afat tjetër përdorimi.
Mishi nga këta tre kontejnerë, siç kanë bërë të ditur, do të asgjësohet pasi të përfundojnë procedurat e tjera ligjore.
Për këto ngjarje është njoftuar edhe Organizata Botërore e Doganave, në mënyrë që edhe administratat e tjera doganore të jenë të informuara për këtë mënyrë të tentimit për shpërndarjen e mishit”, thuhet në njoftim.
Klankosova.tv ka kontaktuar me kompaninë kosovarë, ndërsa në përgjigjen e tyre nuk kemi arritur të marrim ndonjë përgjigje zyrtar.
Lexo edhe
KOSOVA
Çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

Për të nëntën natë, qytetarët protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales

EMRI/ Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Eurodeputeti kroat: Pa normalizim me Kosovën, Serbia s’ecën drejt BE-së. Merkel fajtore

VIDEO/ Momenti kur pjesëtarët e grupit të Radoiçiçit sulmojnë Policinë e Kosovës me antitank

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiçit dhe asaj studentore

Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male, si ndodhi sulmi i Banjskës

Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kurti: Ngadhënjyem mbi agresionin e krimin. Terroristët e Beogradit kishin qëllim aneksimin e veriut





