SKANDALI/ Të arrestuarit 24 orë pa ushqim, morën çelësat e policëve dhe i kthyen vetëm pas negociatave për bukë
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve,...
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur n&...
Simon Pnishi ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës pas një aksioni të suksesshëm të anti-drogës në fshatin Meje të Gjakovës. Ky i fundit u arrestua nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka specifikuar se substanca narkotike e dyshuar e llojit kokainë merrej nga Shqipëria dhe shpërndahej për në Kosovë.
Në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka parë Gazeta Insajderi, thuhet se më 06 maj 2025, në Gjakovë, i pandehuri dyshohet se ka sjellë narkotikë nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës me qëllim të shitjes, pa autorizim ligjor, raporton Gazeta Insajderi.
Informacionet për këto veprime, sipas Prokurorisë, janë siguruar përmes rrugëve operative, ku i dyshuari ishte identifikuar si person që transportonte kryesisht narkotikë të llojit kokainë.
Po ashtu, Prokuroria thekson se Pnishi kishte hyrje dhe dalje të shpeshta në pikat kufitare, kontakte të vazhdueshme me persona të ndryshëm në Gjakovë dhe qytete të tjera të Kosovës, si dhe se takohej me blerës të ndryshëm edhe në shtëpinë e tij në fshatin Mejë të Komunës së Gjakovës.
Me këto veprime, Prokuroria vlerëson se i pandehuri ka kryer veprën penale veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Pas një hetimi intensiv disamujor, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën koordinimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka goditur një bazë të shpërndarjes së drogës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Simon Pnishi, policia ka gjetur dëshmi të forta të veprimtarisë kriminale.
Gjatë kontrollit në pronat e Pnishit në fshatin Meje, policia gjeti dhe konfiskoi një sasi prej rreth 460 gramë kokainë. Përveç lëndës narkotike, në vendngjarje u sekuestruan edhe: Pajisje paketimi, peshore elektronike dhe qese që shërbenin për ndarjen e drogës në doza të vogla.
Armatim: Një revolver i tipit “Astra 680” me origjinë spanjolle, karikatorë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pasuri: Mbi 2300 euro kesh dhe dy vetura moderne, një VW Golf 7 dhe një VW Golf 8, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.
Simon Pnishi nuk është emër i ri për Policinë e Kosovës. Burimet e Insajderit konfirmojnë se ai ka një të kaluar të errët kriminale. Ai ishte pjesë e një grupi që pati sulmuar dhe grabitur nën kërcënimin e armëve pika të karburanteve në rajonin e Gjakovës.
Tashmë, ndaj tij është ngritur kallëzim penal për “Blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve” si dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Simon Pnishit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Hetuesit janë duke punuar për të zbuluar nëse ky i dyshuar është pjesë e ndonjë rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së kokainës në rrafshin e Dukagjinit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit insiston se Pnishi është recidivist. Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar avokati i tij, Prek Kola. Ky i fundit në një prononcim nga Gazeta Insajderi ka thënë se nuk ekziston asnjë aktgjykim i formës së prerë se Pnishi ësthë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve
“Sa i përket pretendimeve të Prokurorisë se Simon Pnishi është recidivist, kjo nuk është e vërtetë, pasi nuk ekziston asnjë aktgjykim penal i formës së prerë që ai të jetë dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve. Po ashtu, para 2–3 javësh kemi nxjerrë certifikatën e gjendjes/ të kaluarës kriminale, e cila vërteton se ai nuk ka asnjë vepër penale të evidentuar”, deklaroi Kola për Insajderin.
Kola edhe në seancën dëgjimore për klientin e tij ka insistuar që prokuroria s’ka plotësuar kushtet ligjore që të kërkohet paraburgimi.
“Të njëjtit i dihet vendbanimi dhe adresa e tij e saktë dhe prokuroria nuk ofron asnjë provë se si mund ti shmanget procedurës, ku mund të shkoj, dhe nëse e ka bërë ndonjëherë një veprim të tillë. Po ashtu sa i përket kushtit tjetër, ndikimit në dëshmitarë, prokuroria në kërkesë të saj nuk e përmend asnjë emër të dëshmitarit se kush janë dhe cka kanë për të deklaruar, po ashtu ndikimi në prova materiale, kjo nuk qëndron për faktin se tani këto prova janë siguruar nga prokuroria dhe gjinden në vende të sigurta dhe i mbrojturi im nuk ka asnjë mundësi të ndikoj në këto prova, po ashtu sa i përket peshës së veprës penale kjo mbetet të vërtetohet se a ekziston ky dyshim i bazuar për të cilin tani ngarkohet i mbrojturi im për shitje, apo posedim, në procedurë të mëtejme hetimore”, ka thënë ai në seancën dëgjimore.
Ekipet e emergjencës në Kosovë u përballën me ditën e dytë të evakuimeve dhe shpëtimeve të mërkurën ...
Duke u thirrur në burime brenda Presidencës, autori i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki, bëri të ditur se ës...
Një aksion i suksesshëm i antidrogës në fshatin Meje të Gjakovës ka çuar në pranga Simon Pnishin, një emër i...
Disa komuna në Kosovë janë përballur me vërshime, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale në pronat private të...
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve ...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku si pasojë kanë mb...
Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar se përkrahin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për t&eum...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime n...
Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Ko...
Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa O...