Kosova, me ambicie për fitore ndaj Austrisë

Barazimi pa gola ndaj Izraelit ka lënë pakënaqësi te përfaqësuesja e Kosovës, e cila vijon rrugëtimin në Divizionin B të Ligës së Kombeve.
Gjithsesi, Dardanët morën një pikë të rëndësishme, që i mban në vendin e dytë të Grupit B3 me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para. Përballja me Izraelin ishte e luftuar dhe të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të shënuar, por mungesa e konkretizimit në fazën finale bëri që takimi të mbyllej në barazim pa gola.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, veçanërisht duke marrë parasysh se në fushë zbriti një grup lojtarësh që nuk kishte luajtur më parë së bashku.
“Ne jemi në Ligën e Kombeve dhe gjithmonë e kam thënë se vitin e ardhshëm kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian. Për këtë arsye kam vendosur të prezantoj edhe fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre.
Ka qenë një ndeshje mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky grup i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe për këtë duhet të jemi të kënaqur me barazimin”, tha Foda.
Pas dy ndeshjeve të para, Kosova renditet e dyta në Grupin B3, ndërsa Izraeli vijon periudhën e vështirë në këtë kompeticion, me vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Tashmë, vëmendja e Dardanëve zhvendoset te sfida e radhës, ajo përballë Austrisë, një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën e Fodës.
Lexo edhe
SPORT
I mori numrin Ronaldo-s, Leao: Është idhulli im, u përpoqa ta nderoja

Finlandë-Shqipëri, shiten mbi 21 mijë bileta, pritet atmosferë elektrizuese në stadium

Liga e Kombeve, Shqipëria gati për Finlandën, shqetësime për Luis Hasën

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

Nga Madridi drejt Romës? Klubi italian rikthen në vëmendje talentin brazilian




