Liga e Kombeve, Shqipëria gati për Finlandën, shqetësime për Luis Hasën

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki dhe po vijon aty stërvitjen intensive në kuadër të ndeshjes me Finlandën.
Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet në Cesena dhe tashmë kanë hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve për sfidën që do të luhet në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.Trajneri Rolando Maran ka zhvilluar seancat e fundit taktike me skuadrën, ndërsa në dispozicion nuk ka Luis Hasën.
Mesfushori nuk udhëtoi me ekipin drejt Finlandës, pasi pati temperaturë të lartë. FSHF bëri të ditur se Hasa u kthye në Tiranë, ku do të vijojë rikuperimin, me synim ndeshjen e fundit ndaj San Marinos.
Shqipëria vjen në këtë sfidë pas fitores 3-0 ndaj San Marinos, ndërsa Finlanda ka barazuar 0-0 me Bjellorusinë në ndeshjen e saj të fundit.
Tashmë, në Helsinki pritet prova e radhës për kuqezinjtë, me Maranin që do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në këtë aventurë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë të shtunën për tu përballur me Finlandën, në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.
Lexo edhe
SPORT
Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

Nga Madridi drejt Romës? Klubi italian rikthen në vëmendje talentin brazilian

Dembélé-Mbappé, një “luftë e ftohtë” midis tyre vazhdon

Kombëtarja e vajzave për herë të parë në histori në një play-off të Botërorit! Grima shpall listën për 2 sfidat ndaj Uellsit

Topa tenisi me flamurin palestinez ndërpresin ndeshjen Irlandë-Austri

Manchester City u shpall fajtor, Federata Angleze: Do të ndërmarrim masa ndaj klubit

Legjenda e Juventusit “çmendet” pas Zhegrovës, zbulon bisedat me Spaletin

Gjermania mposht Serbinë 2-0, Wirtz shkëlqen dhe Klopp: Ishte një kënaqësi për sytë!





