Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për t&rsquo...
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për t&rsquo...
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot, më 26 tetor. Mbrëmja magjike do të ndiqet nga “London Palladium” i Angli...
Deputeti i PS-së Taulant Balla pretendon se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, i riu i plagosur rëndë në sy me plumb gome. Verifikimet ...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 51 për qind të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pas procesimit të të gjitha votave. Për herë të parë një parti në Kosovë ka marrë 486 994 mijë vota.
LVV-ja e Albin Kurtit mori saktësisht 51.11 për qind duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. Asaj i mjafton bashkëpunimi me partitë e komuniteteve pakicë për të siguruar shumicën e mjaftueshme prej 61 deputetësh për të krijuar Qeverinë.
VV-ja ishte partia e vetme që shënoi rritje në Kuvend në raport me zgjedhjet e 9 shkurtit që nuk sollën qeveri të re. Atë kohë pati siguruar 48 ulëse.
Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse. Ajo mori 20.19 për qind të votave. Në krahasim me zgjedhjet e shkuara, ato të 9 shkurtit, kjo parti humbi dy ulëse në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ishte humbësja më e madhe e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo parti ka rënë në 15 ulëse nga 20 sa kishte. Ajo mori 13.23 për qind të votave.
Në Kuvend gjashtë ulëse i ka siguruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.5 për qind.
Lista Serbe me 9 ulëse dhe Za Zlobodu Pravdu i Opstanak me një ulëse përmbushin normën prej 10 ulëseve të rezervuara për komunitetin serb.
10 ulëset për komunitetet tjera janë siguruar nga Kosova Demokratik Turk Partisi me dy ulëse dhe Vakat, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, PSA, Jedinstvena Goranska Partija dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me nga një ulëse.
Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar nëntë janë nga VV-ja. Albin Kurti me më shumë se 404 mijë vota u bë personi më i votuar në histori të Kosovës. Glauk Konjufca i VV-së doli i dyti me më shumë se 318 mijë vota. Personi i tretë më i votuar në këto zgjedhje ishte Albulena Haxhiu me më shumë se 174 mijë vota.
I katërti ka dalë Hekuran Murati me më shumë se 171 mijë vota. Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ishte i vetmi në top-dhjetëshe që s’vjen nga VV-ja.
Ai ka marrë më shumë se 161 mijë vota dhe ishte personi i pestë më i votuar më 28 dhjetor.
Pas numërimit të këtyre votave, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja është e gatshme t’i shpallë rezultatet përfundimtare.
“Por, sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, theksoi Elezi.
Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.
Pikërisht për votat me postë, në PZAP është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synon formimin e shpejt të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.
Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e Qeverisë, por as Glauk Konjufca nga LVV-ja.
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të dyshekëve në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshm...
Situata e shkaktuar nga përmbytjet në Kosovë ka filluar të stabilizohet, megjithatë në disa pjesë të vendit ësht&...
Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar aksione...
Pas vërshimeve shkatërruese në disa pjesë të vendit, Kosova tani duhet të përgatitet për reshje bore dhe rënie t&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar qytetarët për kushte të rrezikshme në rrugë gjat&eu...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmues...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmues...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është a...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Gjakovën pas vërshimeve të ditëve të fundit, ku ka shprehur solidaritet me qyteta...
Simon Pnishi ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës pas një aksioni të suksesshëm të anti-drogës në...