Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.
Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.
Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.
Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.
Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025. Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti - ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 - nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.
Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.
Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.
Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve - një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Deçan. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe raporto...
Pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e fundit në Kosovë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixh...
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, informon qytetarët se raportimi në disa media për një “fantazmë&rd...
Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:...
Uji nuk erdhi me bujë, por ngadalë, pa paralajmërim. Doli nga shtrati dhe brenda 15 minutash, në Poklek, arriti deri në gjunjë n&e...
Një grua kosovare ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e mashtrimit përmes një SMS telefonik, si pasojë e të cilit ...
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit, deri më 9 mars të kë...
Ministria e Infrastrukturës njoftoi se në disa rrugë të Kosovës ka probleme për shkak të reshjeve të shiut. Një s...
Një person është arrestuar pasi sulmoi zyrtarët policorë gjatë një ndërhyrjeje për të larguar një vetur&e...
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve dhe siguri...