Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
BOTA

Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukrainën do të jenë reciproke

Bisedimet e ardhshme trepalëshe në Abu Dhabi mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do të përqendrohen te çështjet e sigurisë dhe garancitë e ndërsjella për të dyja vendet. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për televizionin rus “Vesti”. Peskov theksoi se garancitë e sigurisë nuk mund të jenë […]

P
Piranjat 4 November 2026, 12:49 · 2 min lexim
Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov:

Bisedimet e ardhshme trepalëshe në Abu Dhabi mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do të përqendrohen te çështjet e sigurisë dhe garancitë e ndërsjella për të dyja vendet. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për televizionin rus “Vesti”.

Peskov theksoi se garancitë e sigurisë nuk mund të jenë të njëanshme, duke nënvizuar se siguria e një shteti nuk duhet të garantohet në dëm të një tjetri. Sipas tij, parimi i sigurisë së pandashme mbetet një nga elementet kryesore të qëndrimit të Moskës për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Ai bëri të ditur se detajet e këtyre diskutimeve do të trajtohen me dyer të mbyllura, ndërsa përjashtoi mundësinë e përfshirjes së vendeve evropiane në këtë raund negociatash, pasi palët kanë rënë dakord për një format trepalësh, me Rusinë dhe Ukrainën në tryezë dhe SHBA-në si ndërmjetëse.

Sa i përket përfaqësimit rus, Peskov konfirmoi se delegacioni do të përbëhet nga zyrtarë të institucioneve të ndryshme shtetërore, përfshirë Ministrinë e Jashtme, ndërsa do të drejtohet nga Vladimir Medinsky.

 

Zëdhënësi i Kremlinit u shpreh gjithashtu se Rusia, herët a vonë, do të duhet të negociojë me vendet evropiane për një sistem të ardhshëm sigurie në kontinent. Megjithatë, sipas tij, fillimisht duhet të përcaktohet se kush do të jetë përfaqësuesi i Evropës në këto bisedime.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur se kush do të përfaqësojë Rusinë në një takim mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, të cilin Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, planifikon të thërrasë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.