Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria!
KOSOVA

Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës. Në mesazhin e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes së re, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të ndihmojë në rifillimin e përparimit në çështjet që […]

P
Piranjat 4 November 2026, 13:43 · 1 min lexim
Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes së re, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të ndihmojë në rifillimin e përparimit në çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

Kreu i shtetit francez ka kujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në muajin mars të këtij viti, duke vënë në pah partneritetin historik mes Francës dhe Kosovës.

Macron ka përmendur gjithashtu vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila, sipas tij, krijoi mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja mes dy vendeve.

 

Një vëmendje të veçantë në letrën e tij presidenti francez i ka kushtuar edhe dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë drejtim, Macron ka riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.