Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
BOTA

Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergjenca

Autoritetet kanadeze u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë në banesat e tyre rezerva ushqimore, ujë dhe pajisje të nevojshme për të përballuar situata emergjente për të paktën 72 orë. Rekomandimi është bërë nga Agjencia Kanadeze për Sigurinë Publike, e cila këshillon familjet të jenë të përgatitura për ndërprerje të mundshme të shërbimeve jetike, […]

P
Piranjat 4 November 2026, 12:53 · 1 min lexim
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u

Autoritetet kanadeze u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë në banesat e tyre rezerva ushqimore, ujë dhe pajisje të nevojshme për të përballuar situata emergjente për të paktën 72 orë.

Rekomandimi është bërë nga Agjencia Kanadeze për Sigurinë Publike, e cila këshillon familjet të jenë të përgatitura për ndërprerje të mundshme të shërbimeve jetike, si furnizimi me energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.

Megjithatë, zyrtarët kanë sqaruar se kjo nuk është një masë e re apo një udhëzim i nxjerrë së fundmi, por një rekomandim që është në fuqi prej shumë vitesh.

Kujtesa e autoriteteve kanadeze vjen në një kohë kur fushata të ngjashme për përgatitjen ndaj emergjencave janë zhvilluar edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të BE. Këto nisma kanë nxitur diskutime në internet dhe spekulime mbi arsyet e këtyre paralajmërimeve. Zyrtarët kanadezë, megjithatë, theksojnë se bëhet fjalë për një masë të zakonshme parapërgatitore, që synon të rrisë sigurinë dhe vetëmbështetjen e familjeve në rast situatash të paparashikuara.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.