POLITIKE

"Krimi i organizuar nuk sulmon me gurë"/ Artan Hoxha: Rama u kap gafil, tentoi ta shuante revoltën me dhunë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 18:37
"Krimi i organizuar nuk sulmon me gurë"/ Artan Hoxha: Rama u kap

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimin e protestës së studentëve dhe reagimin e Policisë së Shtetit, ku ngriti pikëpyetje mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e pretenduar të krimit të organizuar në protesta.

Hoxha u shpreh se në 48 orët e para kryeministri u gjend i papërgatitur për situatën e krijuar, ndërsa vlerësoi qëndrueshmërinë e të rinjve, të cilët sipas tij protestuan për 7-8 orë me intensitet të lartë.

Gazetari theksoi se protesta kishte zgjatur 16 ditë dhe, sipas tij, gjatë kësaj periudhe nuk ishin përdorur armë nga protestuesit.

 Duke iu referuar deklaratave të Ramës për përfshirjen e krimit të organizuar, Hoxha tha se ky pretendim nuk përputhet me mënyrën se si, sipas tij, është zhvilluar protesta.

 Hoxha foli edhe për një nga momentet më të tensionuara të protestës, kur sipas tij, situata rrezikoi të përshkallëzohej deri në hyrjen e protestuesve në Kryeministri. Ai përmendi dëmtimin e mjeteve të policisë dhe përdorimin e automjeteve të ujit, ndërsa theksoi se si forcë ndërhyrjeje u angazhua edhe RENEA.

“Nëse në ditët e parë pamë që , 48 orët e para pamë që kryeministri u kap gafil nuk e mendonte që do i vinte kjo situatë. Qëndrueshmëria e atyre të rinjve prej 7-8 orësh ishte e jashtëzakonshme dhe me intensitet të madh. Është bërë 16 ditë protestë dhe nuk kemi parë armë. Kryeministri thotë është përfshirë krimi i organizuar, por krimi i organizuar nuk sulmon me gurë. U tha një ditë se donin të sulmonin policinë me dron. Është ajo ditë që po të kishte vazhduar edhe çerek ora protesta do kishin hyrë në Kryeministri sepse u dëmtuan mjetet e policisë, hedhjet e makinave të ujit. Dhe si masë e fundit mbrojtësve nuk u nxorr garda, por u nxor RENEA. Besoj që kur u panë që dolën RENEA mendonin që situata mund të eskalonte. Protestuesit nuk kishin informacion se në çfarë gjendje ishte policia atë ditë …Forcat politike tradicionale e kanë, sepse një pjesë e mirë kanë kontakte… Por kjo vala e dytë të cilën kryeministri vendosi ta shuante me dhunë, sidomos dhuna ndaj të miturve. Dhunë që u kap nga kamerat ku 5-6 policë qëllonin një person vetëm të pambrojtur, ose i qëllonin pasi i arrestonin. Të gjitha këto synon të trembnin dhe të demotivonin protestuesit. Kryeministri e pa që ata që po e mbanin dhe ishin shpirti i protestës, ishin ato me maska”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?