Kriza e energjisë rikthehet në Evropë, rritet çmimi i gazit dhe energjisë elektrike
Evropa po përballet me një valë të re rritjeje të çmimeve të energjisë, duke rikthyer kujtimet e krizës së v...
Evropa po përballet me një valë të re rritjeje të çmimeve të energjisë, duke rikthyer kujtimet e krizës së v...
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “The Wanted”, duke ekstraduar nga Frankfurti i Gjermanisë dr...
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon heqjen e embargos ekonomike, t...
Polemikat rreth Kylian Mbappé-së në Kinë nuk janë shuar, pavarësisht kërkim-faljes së sulmuesit të Real Madridit...
Interi dhe Milani janë gati të zbulojnë projektin e stadiumit të ri që do të ndryshojë të ardhmen e futbollit në q...
Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo përherë të tjerët do t&rsquo...
Gazetarja Klodiana Lala, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet ligjore dhe dyshimet për tendera me vlerë mbi 1 miliard e...
Jo vetëm Timak Defence, por Edi Rama ka firmosur edhe ngritjen, bashkëpunimin dhe financimin e një tjetër kompanie sërish në pron&...
Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës....
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Evropa po përballet me një valë të re rritjeje të çmimeve të energjisë, duke rikthyer kujtimet e krizës së vitit 2022. Çmimi i gazit natyror kaloi dje pragun e 100 eurove për megavat-orë për herë të parë në gati katër vjet, ndërsa energjia elektrike me shumicë ka kapërcyer nivelin e 300 eurove në disa prej tregjeve kryesore evropiane.
Pavarësisht përshkallëzimit të kostove, reagimi në Bruksel duket se nuk po ecën me të njëjtin ritëm me presionin që po përjetojnë familjet dhe bizneset. Me naftën pranë 115 dollarëve për fuçi dhe me çmimet e gazit e të energjisë elektrike në rritje, shqetësimet shtohen edhe përpara se të mbërrijë vala e të ftohtit.
Në këtë situatë, ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Luksemburg, kanë vendosur në krye të axhendës reformimin e tarifave të rrjetit të energjisë elektrike. Megjithatë, diskutimet për ndryshimet strukturore të tregut nuk pritet të ofrojnë një zgjidhje të menjëhershme për rritjen e çmimeve.
Çmimet kalojnë 300 euro në disa tregje evropiane
Tregu evropian i energjisë elektrike po shfaq një panoramë gjithnjë e më shqetësuese. Çmimet mesatare me shumicë kanë arritur në 305,59 euro për megavat-orë në Poloni, 314,85 euro në Gjermani dhe 310,71 euro në Republikën Çeke.
Situata është e ngjashme edhe në Austri, ku çmimi ka shkuar në 310,42 euro për megavat-orë. Në Hungari, ai arrin në 324,58 euro, ndërsa në Serbi ka kapërcyer 330 euro.
Presioni bëhet edhe më i madh gjatë orëve të mbrëmjes, kur prodhimi nga panelet fotovoltaike bie dhe nuk arrin më të mbajë çmimet në nivele të ulëta. Në këto orare, çmimet e energjisë elektrike kanë arritur nivele veçanërisht të larta: 520 euro për megavat-orë në Rumani, 540 euro në Holandë, 542 euro në Poloni dhe 560 euro në Gjermani.
Këto shifra nxjerrin në pah ndjeshmërinë e tregut evropian ndaj ndryshimeve të prodhimit dhe konsumit, në një periudhë kur vendet po përgatiten për dimrin e ardhshëm.
Siguria energjetike, në qendër të diskutimeve
Përveç reformimit të tarifave të rrjetit, ministrat do të diskutojnë edhe sigurinë e furnizimit me energji për dimrin 2026-2027 dhe drejtimet e politikës energjetike evropiane pas vitit 2030.
Një tjetër çështje në axhendë është përdorimi i Planeve Kombëtare të Energjisë dhe Klimës si instrumente konkrete investimi. Synimi është që objektivat e përcaktuara nga vendet të lidhen me projekte të identifikueshme dhe me nevojat përkatëse të financimit.
Megjithatë, përballë rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, sfida kryesore mbetet gjetja e masave që mund të lehtësojnë barrën mbi konsumatorët dhe bizneset. Diskutimet për reformimin e tregut mund të ndikojnë në mënyrën se si funksionon sistemi energjetik në afatgjatë, por presioni mbi çmimet po kërkon përgjigje shumë më të shpejta.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon heqjen e embargos ekonomike, t...
Ky është momenti i frikshëm kur një shofer humbi kontrollin e makinës së tij Tesla, u përplas me një mur dhe përfun...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe fin...
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes në përpjekjet për krijimin e një qev...
Tre vëllezërit Alexander, mes tyre dy manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili në SHBA...
Policia ka arrestuar dy shtetas bjellorusë të dyshuar për planifikim sabotimi në Gjermaninë jugore , njoftoi sot Zyra e Prokurorit Publ...
Lëvizja e mbështetur nga studentët në Serbi, e cila sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare ka mposhtur Partinë Pro...
Britania e Madhe ka dislokuar në thellësi të oqeaneve tre nga katër nëndetëset që përbëjnë forcën e saj p...
Miliona familje britanike do të marrin nga 100 paund (132 dollarë) këtë dimër për të përballuar faturat e energjisë...
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar kundërshtarët politikë se po përgatisin një fushatë p&eu...