Gazetarja Klodiana Lala, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet ligjore dhe dyshimet për tendera me vlerë mbi 1 miliard euro. Lala tha se afati i hetimeve për çështjen e Ballukut është deri në janar të vitit 2027, ndërsa prokurorët kishin afat deri më 26 tetor për përfundimin e tyre.
Ajo bëri të ditur se, për shkak se hetimet nuk u përmbyllën brenda këtij afati, prokurorët morën edhe tre muaj shtesë, por theksoi se kjo nuk do të thotë se ata duhet ta shfrytëzojnë të gjithë periudhën.
Lala deklaroi se prokurorët kanë komunikuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve. Sipas saj, pasi të kalojë afati 10-ditor, dosja përgatitet dhe i dërgohet gjyqtarit të seancës paraprake, i cili vendos nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel. Duke folur për përmbajtjen e dosjes, gazetarja tha se bëhet fjalë për tendera me vlerë që, sipas saj, kalon 1 miliard euro. Ndër projektet e përmendura janë ndërtimi i tunelit të Llogarasë dhe tendera që lidhen me Unazën e Madhe të Tiranës.
Lala përmendi gjithashtu disa biznesmenë që, sipas dyshimeve të hetimit, kanë përfituar nga këto procedura, duke u ndalur te Arbër Abazi dhe marrëdhënia e tij me rrethin e afërt të Ballukut. Ajo foli edhe për një vilë në Palasë, për të cilën ngriti dyshime se mund të jetë përfituar si ryshfet, si dhe për investime që, sipas saj, lidhen me ish-futbollistin e Kombëtares, Igli Tare.
“Afati i hetimeve për zonjën Balluku është deri në janar të vitit 2027. Afati i fundit që kishin prokurorët ishte data 26 tetor dhe bëhet fjalë për 26 të pandehur, sepse nuk është vetëm Balluku, por edhe 25 të pandehur të tjerë. Pesëmbëdhjetë prej tyre janë njohur ditën e sotme me përfundimin e hetimeve, ndërsa pjesa tjetër do të njihet ditën e nesërme, sipas procedurës ligjore.
Duke qenë se nuk i përfunduan hetimet brenda datës 26 tetor, prokurorët morën edhe tre muaj afat, por ligji nuk parashikon domosdoshmërisht që ky afat duhet të shfrytëzohet i gjithi nga ana e tyre. Ata komunikuan zyrtarisht përfundimin e hetimeve dhe, pasi të kalojë afati 10-ditor, përgatitet dosja dhe dërgohet për gjykim te gjyqtari i seancës paraprake. Pra, përpara se të shkojë në gjykimin në themel, çështja duhet të shqyrtohet dhe të marrë miratimin ose firmën e gjyqtarit të seancës paraprake.
Në rastin e zonjës Balluku bëhet fjalë për më shumë se 1 miliard euro, për të gjithë tenderat që dyshohet se janë paracaktuar. Tenderi me vlerën më të madhe është ai për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa tenderë të tjerë kanë të bëjnë me Unazën e Madhe të Tiranës.
Janë një sërë biznesmenësh të favorizuar. Ai që mund të quajmë më kryesor është Arbër Abazi, jo për shkak të vlerës që ka përfituar, por për lidhjen klienteliste që ka me zonjën Balluku. Zoti Abazi bashkëjeton me një të afërme të zonjës Balluku dhe është pikërisht bashkëjetuesja e tij ajo që ka kryer shpenzime dhe ka mbikëqyrur të gjitha punimet në një vilë në Palasë, e cila dyshohet se është produkt i korrupsionit dhe se i është dhënë zonjës Balluku si ryshfet nga zoti Abazi. Një pjesë e parave janë investuar nga ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare.
A do të ketë një autorizim apo kërkesë të dytë? Kam dyshime të forta se nuk do të ketë më një kërkesë të dytë për arrestimin e zonjës Balluku, pra një kërkesë të SPAK-ut drejtuar Kuvendit. Kjo është çështja që për herë të parë ka krijuar një klimë të fortë mosbesimi ndaj institucionit të SPAK-ut.
Zonja Balluku përballet me akuza shumë të rënda dhe, në një situatë normale, ajo do të duhej të ishte, sigurisht jo në ‘arrest në burg’, për shkak se ka fëmijë të mitur dhe është grua, duke iu referuar standardit të ndjekur, por minimalisht do të duhej të ishte në arrest shtëpie. Kërkesa e parë u refuzua nga mazhoranca dhe prokurorët nuk e ripërsëritën, pavarësisht se ngritën akuza.
Afati ligjor parashikon që hetimi për rastet e korrupsionit nuk mund të zgjasë më shumë se një vit.”, tha ajo.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 October22:47
Transferimi në Fier, Veliaj letër nga burgu: Në izolim pranë tre vrasësve, pa ujë dhe pa kujdes mjekësor
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ngritur akuza të forta për kushtet e mbajtjes së tij në burgun e Fierit, vetëm disa or&e...
POLITIKE
28 October22:31
Aulon Kalaja i bën thirrje Veliajt: Organizo urgjentisht revoltën në burgun e Fierit kundër Ramës
Aktivisti dhe kreu i degës së PD-së në Krujë, Aulon Kalaja i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erjon Veliaj që të orga...
POLITIKE
28 October22:27
“Kjo trëndafilja është derivat i Gysit dhe AKSHI-t”/ Murrizi akuza të forta ndaj Vlora Hysenit: Ka përgjuar prokurorët e SPAK, duhej të ishte në burg
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hy...
POLITIKE
28 October21:27
Kalaja: Akuzuan një vajzë për djegien e komisariatit kur komisariati ende nuk ishte djegur
Aulon Kalaja, kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, denoncoi rastin e një vajze të cilën e kanë akuzuar p&e...
POLITIKE
28 October21:20
“Kam kafkën e thyer”, aktivistja që i shpëtoi mrekullisht dhunës policore mesazh të rinjve: Nuk duhet të dorëzohemi! Do t’ia dalim!
“Kam një mesazh për të gjithë të rinjtë. Mos u dorëzoni, ne do t’ia dalim!”, u shpreh Eva Pango, protestues...
POLITIKE
28 October21:05
"Po konsultohet me Vuçiçin", Alimehmeti zbulon planin e Ramës pas kërkesave të protestuesve: Bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, e ka cilësuar protestën studentore në Tiranë si një nga lë...
POLITIKE
28 October20:52
A ju shkarkoi Ergys Agasi si ministër i Brendshëm? Taulant Balla i bën bisht pyetjes
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lëshuar akuza të forta ndaj katër figurave të opozitës, du...
POLITIKE
28 October20:39
“Studentët po punojnë për një platformë” – Protestuesi: Rama s’mund të flasë për masa ekonomike kur iu ka thyer kockat të rinjve
Një qytetar tha nga protesta te kryeministria se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh derisa kryeministri Edi Rama të p...
POLITIKE
28 October20:31
“Pa dritare dhe kushte normale”, avokati Ndreca: Veliaj mund të jetë vendosur në izolim në burgun e Fierit
Avokati Plarent Ndreca, në një lidhje live me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin” në Top News, ka komentuar transferimin...
POLITIKE
28 October20:24
Eksperti i ekonomisë: Paketa fiskale nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, i ftuar në SYRI TV, ka kritikuar qeverinë për korrupsionin, mungesën e meritokracisë dh...