Qytetet më të sigurta në botë për vitin 2027
Oslo, Zyrihu, Amsterdami e Rejkjaviku ndër qytetet europiane më të sigurta për udhëtarët në vitin 2027, bazuar në pë...
Oslo, Zyrihu, Amsterdami e Rejkjaviku ndër qytetet europiane më të sigurta për udhëtarët në vitin 2027, bazuar në pë...
Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është dërguar në spital pasi ka qëlluar aksidentalisht veten në këmbë gjatë...
FBI tha se Koreja e Veriut është përgjegjëse për një sulm kibernetik që përfshin rreth 6,3 miliardë dollarë n&...
Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani kanë përfunduar me incidente të dhunshme, pasi grupe protestue...
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e org...
Shpërthimi i Ernest Muçit në javët e fundit po lumturon të gjithë tifozët e Trabzonspor, pasi ekipi po ecën me hapin e...
Qytetarët janë mbledhur sërish në qendër të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e...
Autoritetet ruse mbyllën përkohësisht parkun-muze Tsaritsyno në Moskë, pas paralajmërimeve për një kërcënim t&...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur çdo mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, duke vendosur letra...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi &...

Muaji nëntor do të jetë i mbushur me angazhime për ekipet Kombëtare të Shqipërisë, të cilat do të zbresin në fushë në kompeticione zyrtare, ndeshje miqësore dhe turne zhvillimorë, me synimin për të arritur rezultate pozitive dhe për të vijuar punën përgatitore në të gjitha nivelet.
Nga Kombëtarja A, që do të luajë dy ndeshjet e fundit të edicionit të Nations League, te përfaqësueset e moshave, që do të vijojnë rrugëtimin në kualifikueset e Europianit 2027, nëntori do të sjellë një kalendar të ngjeshur për futbollin kuqezi.
Kombëtarja A, dy sfida vendimtare në Nations League
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të grupit C1 në Nations League, me objektivin për të mbrojtur vendin e parë në renditje deri në fund të këtij edicioni.
Kuqezinjtë do të presin Finlandën më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa më 15 nëntor do të përballen me Bjellorusinë në transfertë, në stadiumin “Illovszky Rudolf” në orën 18:00.
Dy takime të rëndësishme për skuadrën kuqezi, që do të kërkojë ta mbyllë me sukses këtë fazë të kompeticionit.
Kombëtarja U-21, në vijim të përgatitjeve për Europianin 2027
Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet me Luksemburgun më 13 nëntor dhe me Spanjën më 17 nëntor. Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, duke i dhënë ekipit mundësinë të testojë grupin dhe të vijojë përgatitjet për këtë aktivitet madhor.
Kualifikueset e Europianit 2027 për U-19 dhe U-17
Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 2027. Shqipëria do të përballet me Qipron më 11 nëntor dhe me Armeninë më 14 nëntor, në stadiumin “Sotira Municipal”, me synimin për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë fazë të garës.
Ndërkohë, Kombëtarja U-17 do të luajë në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U-17 2027, në një mini-turne që do të zhvillohet në Shqipëri. Kuqezinjtë do të përballen me Suedinë më 11 nëntor, Skocinë më 14 nëntor dhe Finlandën më 17 nëntor. Të tria ndeshjet do të luhen në “Elbasan Arena”, në orën 14:00.
Vajzat U-19, në garë për Europianin 2027
Edhe Kombëtarja U-19 e vajzave do të jetë e angazhuar në nëntor, me ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 2027.
Shqipëria do të luajë fillimisht ndaj Qipros më 27 nëntor, ndërsa më 30 nëntor do të përballet me Moldavinë. Të dyja takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00, duke e kthyer kompleksin e FSHF-së në një tjetër pikë të rëndësishme të aktivitetit ndërkombëtar gjatë këtij muaji. Kombëtarja U-19 e vajzave do ta mbyll turneun me ndeshjen e fundit ndaj Letonisë më 3 dhjetor, në orën 14:00, po në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kombëtarja U-15, tri ndeshje në turneun UEFA Development
Një tjetër angazhim për grupmoshat do të jetë turneu zhvillimor UEFA Development, ku do të marrë pjesë Kombëtarja U-15.
Shqipëria do të luajë tri ndeshje në “Shtëpinë e Futbollit”, përkatësisht ndaj Irlandës së Veriut më 19 nëntor, Polonisë më 21 nëntor dhe Ishujve Faroe më 24 nëntor. Përtej rezultateve, ky aktivitet do t’u shërbejë futbollistëve të rinj për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të vijuar zhvillimin e tyre.
Kombëtarja e futbollit amator dhe ajo e futsallit, në sfida ndërkombëtare
Angazhimet e nëntorit do të përfshijnë edhe Kombëtaren e futbollit amator, e cila do të luajë dy ndeshjet e fundit në kuadër të UEFA Regions’ Cup. Shqipëria do të përballet me Piemonte Valle d’Aosta më 1 nëntor dhe me NI Eastern më 4 nëntor. Të dyja takimet do të zhvillohen në “Egnatia Arena”.
Ndërkohë, Kombëtarja e futsallit do të nisë rrugëtimin në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor, në orën 15:30, në sallën sportive “Humenne”, në Sllovaki.
Me një kalendar të pasur në të gjitha nivelet, nëntori do të jetë një muaj i rëndësishëm për futbollin shqiptar, me Kombëtaret që do të kërkojnë të përfaqësojnë denjësisht ngjyrat kuqezi, të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare dhe të hedhin hapa të mëtejshëm drejt objektivave të tyre.
Kombëtarja A
Shqipëri vs Finlandë, 12.11.2026, 20:45, “Air Albania
Bjellorusi vs Shqipëri, 15.11.2026, 18:00, “Illovszky Rudolf Stadion”
Kombëtarja U-21
Shqipëri U21 – Luksemburg U21, 13.11.2026, 19:00, “Air Albania”
Shqipëri U21 – Spanjë U21, 17.11.2026, 19:00, “Air Albania”
Kombëtarja U-19, raundi i dyte i kualifikueseve per Euro U-19 2027
Shqipëri U19 – Qipro U19, 11.11.2026, 13:30, “Sotira Municipal Stadium”
Armeni U19 – Shqipëri U19, 14.11.2026, 13:30, “Sotira Municipal Stadium”
Kombëtarja U-19 e vajzave, Raundi i pare i kualifikuese te EURO U-19 2027 per vajza
Qipro U19 – Shqipëri U19, 27.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U19 – Moldavi U19, 30.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Kombëtarja U-17, raundi i pare i kualifikueseve per Euro U-17 2027
Suedi U17 – Shqipëri U17, 11.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”
Skoci U17 – Shqipëri U17, 14.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”
Shqipëri U17 – Finlandë U17, 17.11.2026, 14:00, “Elbasan Arena”
Kombëtarja U-15, turneu zhvillimor UEFA Development
Shqipëri U15 – Irlandë e Veriut U15, 19.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U15 – Poloni U15, 21.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri U15 – Ishujt Faroe U15, 24.11.2026, 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Kombëtarja e futbollit amator, UEFA Regions’ Cup
Piemonte Valle d’Aosta – Shqipëri, 01.11.2026, 14:00, “Egnatia Arena”
Shqipëri – NI Eastern, 04.11.2026, 13:30, “Egnatia Arena”
Kombëtarja e Futsallit
Bjellorusi – Shqipëri, 06.11.2026, 15:30, Salla sportive “Humenne”, Sllovaki
Barcelona është rikthyer fuqishëm te fitoret në La Liga, duke mposhtur Deportivo Alavésin me rezultat bindës 6:1. Skuadra e Hans...
‘San Siro’ shpërthen në festë kuqezi! Milani triumfon 3-1 ndaj Interit dhe merr një fitore që vlen shumë më tep&e...
Një episod me shumë qesharak sesa i shëmtuar ka ndodhur në tribunat e “Allianz Arena” gjatë ndeshjes mes Bayernit dhe Borus...
Festimi i Harry Kane për fitimin e ‘Topit të Artë’ nuk përfundoi ashtu siç e kishte imagjinuar sulmuesi anglez. Pas...
Armando Broja nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me Portsmuth. Në javën e kaluar u dëmtua, tek...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka folur në prag të derbit me Milanin, duke pranuar se seria prej shtatë ndeshjesh pa fitore ndaj rivalë...
Claudia Rodríguez, bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, ka qenë vetëm pak minuta lar...
FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pas ndeshjeve në mesjavë. Ilir Daja është dënuar me 5 n...
Ylli argjentinas, Lionel Messi thuhet se ka ende shumë për të ofruar te Inter Miami, edhe pse është 39 vjeç. Sipas gazetës ...
Në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te trofetë dhe paraqitjet elegante t&e...