Lamborghini prezanton Temerario Spyder, nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda

Prodhuesi italian Lamborghini ka zbuluar zyrtarisht Temerario Spyder, variantin e ri të hapur të supermakinës së tij, i cili bashkon fuqinë ekstreme me një mekanizëm të avancuar të çatisë së palosshme.
Kjo shënon herën e parë që kompania italiane integron në një model kabriolet një çati të ngurtë me tërheqje elektrike, pa cenuar atributet sportive të versionit coupe.
Në dallim nga zgjidhjet konvencionale, çatia e Temerario Spyder paloset dhe pozicionohet vertikalisht pas sediljeve të pasme.
Mekanizmi i çatisë mund të aktivizohet edhe gjatë vozitjes, me shpejtësi deri në 50 km/h.
Për sa i përket motorizimit, Temerario Spyder mbështetet te një njësi 4.0-litërsh V8 me dy turbo, e shoqëruar nga tre motorë elektrikë, të cilët së bashku gjenerojnë një fuqi totale prej 907 kuajsh.
Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h kryhet për vetëm 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e kësaj supermakine arrin rreth 343 km/h.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Rekord në ankand, piktura e Van Gogh shitet për 190.4 milionë dollarë

Horoskopi/ Surpriza në dashuri, mundësi të reja në punë dhe vendime të rëndësishme për këto shenja

Studimi gjerman zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi

Leopardi shumë i shëndoshë bëhet viral, i ndërpritet dieta

Shkencëtarët krijojnë krehrin elektronik për tullacët!





