SPORT

“Lëre Twitter-in dhe bëj punën tënde”, yjet e Atletico-s shpërthejnë kundër ministrit spanjoll

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 19:21
“Lëre Twitter-in dhe bëj punën tënde”, yjet e

Tragjedia hekurudhore në Spanjë ka hapur edhe një debat mbi përgjegjësinë e institucioneve për sigurinë e transportit publik. Në qendër të kritikave është vendosur ministri i Transporteve, Óscar Puente, të cilin futbollisti i Atletico Madridit, Marcos Llorente, e ka sulmuar drejtpërdrejt për aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe mënyrën se si ushtron përgjegjësitë publike.

Llorente nuk është mjaftuar me një mesazh ngushëllimi për viktimat, por ka kërkuar llogari nga ministri, duke e akuzuar se i kushton më shumë vëmendje debateve në Twitter sesa problemeve të transportit.

“I dashur Óscar Puente, a nuk mendon se ka ardhur momenti të lësh mënjanë Twitter-in dhe të përqendrohesh te puna për të cilën të paguajmë?”, shkruan futbollisti i Atleticos në një postim në Instagram.

Më tej, Llorente e lidh drejtpërdrejt përgjegjësinë politike me sigurinë e qytetarëve që përdorin çdo ditë infrastrukturën publike.

“Kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, minimumi që mund të kërkohet nga një ministër Transportesh është përgjegjësi, seriozitet, siguri dhe respekt”, vijon ai.

Por kritikat e futbollistit nuk ndalen këtu. Llorente sulmon edhe mënyrën se si përfaqësuesit e institucioneve përfshihen në përplasje publike në rrjetet sociale, ndërkohë që qytetarët kërkojnë përgjigje për sigurinë e shërbimeve.

“Na ka ardhur në majë të hundës nga politikanët që duken më të shqetësuar për të fituar debate në rrjetet sociale, sikur të ishin 13-vjeçarë, sesa për t'iu përgjigjur siç duhet përgjegjësive që kanë”, shkruan futbollisti.

Në fund, Llorente i drejtohet sërish ministrit Puente me një mesazh edhe më të ashpër.

“Twitter-i nuk është puna jote. Puna jote është transporti publik, siguria dhe dhënia e llogarisë kur gjërat shkojnë keq. Deri tani, në këtë drejtim, je një katastrofë”, përfundon ai.

Mesazhi ka marrë mbështetjen e dy futbollistëve të Real Madridit, Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois, të cilët e kanë ripostuar reagimin e Llorentes. Kështu, kritikat ndaj ministrit kanë kaluar përtej rivalitetit sportiv mes Atleticos dhe Realit.

Ndërkohë, Real Madridi ka reaguar edhe zyrtarisht për aksidentin hekurudhor, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe solidaritetin me të plagosurit.

“Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij më të thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen.

Klubi ka shprehur gjithashtu mbështetje për ekipet e emergjencës që ndërhynë pas aksidentit dhe për qytetarët që kanë humbur familjarët e tyre.

Ndërsa Real Madridi ka zgjedhur reagimin institucional, Llorente, Carvajal dhe Courtois kanë vënë në qendër të debatit përgjegjësinë e ministrit të Transporteve. Mesazhi i tyre kërkon që Óscar Puente të japë përgjigje për sigurinë e transportit hekurudhor, në vend që të përfshihet në debate politike në rrjetet sociale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?