Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991
BOTA

Letra që sfidoi kohën, 33 fëmijë i shkruan ushtarit të plagosur, pas 60 vitesh i biri i kërkon për t’i falënderuar

P
Piranjat26 November 2026, 18:26 · 3 min lexim
Letra që sfidoi kohën, 33 fëmijë i shkruan ushtarit të

Në vitin 1967, 33 nxënës të shkollës katolike St. Ann në Gloucester, Massachusetts, morën një detyrë të veçantë: t’i shkruanin letra mbështetëse një sanitari të Marinës amerikane, të plagosur rëndë në luftën e Vietnamit, të cilin nuk e kishin takuar kurrë.

Russell Jacobson kishte pësuar 12 plagë nga a*rmët e zjarrit dhe ishte shtruar në një spital ushtarak. Brenda pak orësh kishte humbur 12 nga miqtë e tij në Vietnam. Për javë të tëra nuk kishte folur, refuzonte ushqimin dhe ujin, ndërsa pesha e tij kishte zbritur në rreth 36 kilogramë.

Nisma e letrave lindi nga përpjekjet e një infermiereje për ta ndihmuar. Motra e saj, një murgeshë që punonte në shkollën St. Ann, u kërkoi nxënësve t’i shkruanin ushtarit.

Fëmijët i treguan histori nga përditshmëria e tyre, i premtuan se do të luteshin çdo mbrëmje për të dhe i kërkuan që, pasi të shërohej, të shkonte t’i vizitonte. Secila letër shoqërohej me një fotografi të vogël të autorit.

Sipas familjarëve, pikërisht sinqeriteti i këtyre letrave e ndihmoi Russellin të rifitonte gradualisht shpresën dhe forcën për t’u rikuperuar.

Pothuajse 60 vjet më vonë, djali i tij, Dave Jacobson, ka ndërmarrë një mision të veçantë: të gjejë të gjithë nxënësit dhe t’i falënderojë personalisht. Deri tani ka arritur të kontaktojë 18 prej tyre, si dhe murgeshën që organizoi nismën, sot 90 vjeçe.

Letrat patën një ndikim të thellë edhe tek vetë Dave, i cili ishte rritur në një familje ku përvojat e luftës së Vietnamit rrallë diskutoheshin. Përmes tyre, ai zbuloi se kishte fëmijë që e konsideronin babanë e tij një hero.

Kërkimet për 15 autorët e mbetur vazhdojnë. Dave ka krijuar edhe një faqe të posaçme në internet, The Letters from Gloucester, ku ka publikuar letrat dhe fotografitë e nxënësve.

Një gjest i thjeshtë mirësie, që për 33 fëmijë ishte vetëm një detyrë shkolle, la gjurmë në jetën e një familjeje për më shumë se gjysmë shekulli.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.