Tensione në Gjirin Persik! Kuvajti intercepton dronët iranianë, 4 të plagosur

Kuvajti është vënë në alarm pas zbulimit dhe interceptimit të disa dronëve iranianë në hapësirën e tij ajrore, një incident që ka lënë katër persona të plagosur dhe ka detyruar avionët civilë të ndryshojnë itinerarin e fluturimit.
Lajmi u bë i ditur nga ushtria e Kuvajtit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes deklaroi se dronët, të cilësuar si armiqësorë, kishin shënjestruar një objekt me rëndësi strategjike në vend.
Sipas autoriteteve, nga rënia e copëzave pas interceptimit të dronëve u plagosën katër persona, të cilët u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Raportohet gjithashtu për dëme materiale, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje mbi përmasat e tyre.
Incidenti shkaktoi pasoja edhe në trafikun ajror ndërkombëtar. Avionët civilë që udhëtonin nga Evropa drejt vendeve të Gjirit Persik dhe Azisë u udhëzuan të ndryshonin itinerarin për të shmangur hapësirën ajrore të Kuvajtit.
Avionët që po kalonin përmes Irakut drejt Gjirit u detyruan të kryenin kthesa dhe të orientoheshin drejt korridoreve alternative në vendet fqinje. Mes fluturimeve të devijuara ishte edhe një avion me gazetarë në bord.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre në Lindjen e Mesme të tregojnë kujdes të shtuar, pas sulmeve ndaj objekteve amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si dhe një sulmi të forcave Houthi ndaj një kulle në distriktin financiar të Riadit, ku u plagosën 11 persona.
Lexo edhe
BOTA
Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërhiqet nga negociatat

Fati i buzëqeshi me 1 milion dollarë, por ICE i prishi ëndrrën amerikane

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 persona

Temu ndryshon praktikat tregtare në Europë, BE kundër uljeve të rreme dhe ofertave mashtruese





