Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?... “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun...
BOTA

Libia kërkon nga Ukraina sqarime për sulmet ndaj anijeve ruse pranë Bengazit

Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë ka kërkuar sqarime zyrtare nga Ukraina lidhur me operacionet ushtarake që, sipas saj, janë kryer kundër anijeve ruse pranë qytetit lindor të Bengazit. Ajo ka bërë thirrje për një hetim mbi atë nëse territori apo objektet libiane janë përdorur për planifikimin os...

P
Piranjat23 November 2026, 23:45 · 4 min lexim
Libia kërkon nga Ukraina sqarime për sulmet ndaj anijeve ruse

Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë ka kërkuar sqarime zyrtare nga Ukraina lidhur me operacionet ushtarake që, sipas saj, janë kryer kundër anijeve ruse pranë qytetit lindor të Bengazit.

Ajo ka bërë thirrje për një hetim mbi atë nëse territori apo objektet libiane janë përdorur për planifikimin ose ekzekutimin e këtyre sulmeve.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme, e bërë të hënën, erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Kievi ishte përgjegjës për sulmet detare të kryera të dielën pranë bregdetit libian – sulme që, sipas tij, fundosën një anije luftarake ruse dhe goditën një anije mallrash.

Ministria shprehu "shqetësim të thellë dhe dënim" lidhur me deklaratat ukrainase dhe hodhi poshtë kategorikisht çdo operacion ushtarak të huaj të kryer brenda territorit ose ujërave territoriale të Libisë.

Ajo theksoi se vazhdimi i luftës Rusi-Ukrainë "nuk i jep asnjë pale të drejtën për t'i zhvendosur operacionet ushtarake në territorin libian, apo për ta përdorur hapësirën sovrane të Libisë si arenë për të larë hesapet", duke i cilësuar veprime të tilla si në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare.

Zelensky deklaroi se forcat ukrainase përdorën shtatë mjete detare pa ekuipazh, të prodhuara në Ukrainë, për të fundosur anijen luftarake ruse "Merkury" pranë Bengazit dhe për të shkatërruar një helikopter ushtarak "Ka-27".

Ai gjithashtu tha se ata vunë në shënjestër anijen ruse të mallrave "MV Angara", për të cilën pretendoi se Moska e përdor për transportimin e armëve.

Ministria libiane i kërkoi Kievit të sqarojë natyrën dhe shtrirjen e operacioneve, si dhe bëri thirrje për një hetim mbi atë nëse territori apo objektet libiane janë përdorur për të planifikuar, kryer ose ofruar mbështetje logjistike për këto sulme.

Ajo paralajmëroi se përdorimi i porteve dhe objekteve libiane si baza për operacione ushtarake të huaja, rrezikon ta tërheqë vendin në konflikte për të cilat ai nuk ka asnjë interes.

Ndërkohë, qeveria me bazë në Libinë lindore i ka paraqitur një ankesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar një hetim ndërkombëtar urgjent dhe të pavarur mbi sulmet, si dhe mbi pretendimet se objekte në Libinë perëndimore janë përdorur për përgatitjen dhe lëshimin e dronëve.

Misioni Mbështetës i OKB-së në Libi gjithashtu bëri thirrje për një hetim të pavarur, duke paralajmëruar se këto incidente mund të përshkallëzojnë tensionet e brendshme ose ta përfshijnë vendin në konfrontime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Ambasadori i Rusisë në Libi deklaroi se Moska po shqyrton opsionet për një përgjigje, duke shtuar se sulmet "nuk do të mbeten pa përgjigje".

Libia, e cila mbetet e ndarë mes administratave rivale me seli në Tripoli dhe Bengazi, theksoi se nuk është palë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se nuk do të pranonte të përfshihej në këtë konflikt. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.