Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë? “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia
BOTA

Romë, 58-vjeçari vdes në çadrat e grevës para universitetit ‘La Sapienza” 

P
Piranjat23 November 2026, 21:12 · 1 min lexim
Romë, 58-vjeçari vdes në çadrat e grevës para

Një 58-vjeçar, i pastrehë, është gjetur i vdekur brenda një tende që kishte ngritur përpara sheshit të Universitetit “La Sapienza”, në Romë.

Viktima është identifikuar si Alessandro Ingusci. Dyshohet se ai ka pësuar një gjendje të papritur shëndetësore, e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Ingusci, i cili ndiqej nga shërbimet sociale, kishte shkruar në tabelën e një salle mësimore të Fakultetit të Fizikës se kishte hyrë në grevë urie. Ai kishte shënuar gjithashtu se ishte student i vitit të parë në këtë fakultet dhe se kishte një aftësi të kufizuar në masën 50%.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë së Shtetit dhe ekspertët e policisë shkencore, të cilët kryen veprimet hetimore dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit iu vu në dispozicion mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.