Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Duke filluar nga mosha 60-vjeçare, nevojat ushqyese të trupit ndryshojnë. Kjo ndodh për disa arsye, prandaj është e rëndësishme të përshtatni dietën në mënyrë që të merrni lëndët ushqyese që ju duhen, ka shkruar VeryWellHealth.
Pse ndryshojnë nevojat ushqyese me moshën?
Me kalimin e viteve, metabolizmi, pra sa energji shpenzon trupi, ndryshon gradualisht.
“Një nga arsyet kryesore për rënien e metabolizmit është humbja e masës muskulore. Masa maksimale e muskujve arrihet zakonisht në fillim ose në mes të të 30-ave, dhe më pas fillon të ulet gradualisht”, ka shpjeguar Abigail Collen nga Mount Sinai për Verywell.
Kjo rënie nuk ndikon shumë në metabolizëm deri rreth moshës 60 vjeç. Edhe faktorë të tjerë, si ulja e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale, luajnë rol.
Megjithatë, ka edhe lajme të mira.
“Kjo humbje e masës muskulore mund të ngadalësohet ndjeshëm duke konsumuar mjaftueshëm proteina dhe duke bërë ushtrime rezistence rregullisht. Muskujt janë aktivë nga ana metabolike, kështu që sa më shumë masë muskulore të ruajmë, aq më shumë energji shpenzon trupi edhe në pushim”, ka thënë Collen.
Nga ana tjetër, pas moshës 60 vjeç, trupi e ka më të vështirë të përthithë disa vitamina dhe minerale, ndaj nuk mjafton vetëm proteina dhe aktiviteti fizik, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe këtyre lëndëve ushqyese:
Kalciumi
Me kalimin e moshës, ju duhet më shumë kalcium, sepse ndihmon në forcimin e eshtrave dhe ul rrezikun nga osteoporozës.
Burimet më të mira janë perimet me gjethe të gjelbra si lakra dhe brokoli, produktet e qumështit dhe produkte të pasuruara me kalcium (si lëngu i portokallit dhe qumështi bimor).
Vitamina D
Edhe vitamina D ndihmon në forcimin e eshtrave. Mund ta merrni nga peshqit e yndyrshëm, të verdhat e vezëve dhe produkte të pasuruara si qumështi dhe lëngu i portokallit.
Gjithashtu, ekspozimi në diell ndihmon shumë.
“Rreth 20 minuta në diell të drejtpërdrejtë mund të jenë të mjaftueshme”, ka thënë dietologia Julia Zumpano nga Cleveland Clinic.
Vitamina B12
Me moshën, trupi e ka më të vështirë ta përthithë vitaminën B12 për shkak të uljes së acidit në stomak.
Prandaj, rekomandohet të rrisni marrjen e saj përmes mishit, vezëve, produkteve të qumështit, peshkut dhe ushqimeve të pasuruara me B12 (si disa drithëra).
Proteina
Me kalimin e moshës, trupi ka nevojë për më shumë proteina, ndaj është mirë t’i përfshini në çdo vakt.
“Unë rekomandoj që shumica e njerëzve të konsumojnë proteina në çdo vakt dhe mesvakt për të siguruar marrje të mjaftueshme. Përjashtim bëjnë personat me sëmundje kronike të veshkave, por për pjesën më të madhe të njerëzve kjo është një këshillë shumë e mirë”, ka thënë Collen.
Burime të mira janë mishi i pulës, peshku, vezët, kosi dhe djathi tofu.
Fibra
Fibra është shumë e rëndësishme për shëndetin e tretjes.
Burime të mira janë fasule dhe bishtajore, perime fruta, arra dhe fara.
Këshilla të tjera për ushqyerje të mirë pas moshës 60-vjeçare
Përveç këtyre, edhe disa zakone të tjera ndihmojnë.
“Pini mjaftueshëm ujë, hani në orare të rregullta çdo ditë, mos i anashkaloni vaktet, kufizoni ushqimet e shpejta dhe përqendrohuni në tre vakte të balancuara”, ka këshilluar Zumpano.
Ajo ka shtuar se është mirë të shmangni ushqimet e përpunuara dhe të kufizoni pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat.
Nëse e keni të vështirë të përfshini mjaftueshëm proteina, fibra, kalcium apo vitamina në dietë, një dietolog ose nutricionist mund t’ju ndihmojë të përshtatni rutinën tuaj ditore sipas nevojave.
Disa ushqime të thjeshta që konsumohen çdo ditë mund të jenë më të dobishme për trupin nga sa mendohet. Sipas rek...
Maji i vitit 2026 po lëviz në një energji ripërtëritjeje dhe progresi, me ndikime planetare që krijojnë k...
Agjencia hapësinore NASA po ndjek nga afër asteroidin 2024 YR4, një trup qiellor i klasifikuar si Objekt Pranë Tokës (NEO). Sipas t&e...
Pikoi nga qielli i imagjinatës duke gjetur te pritja, prehje dhe adhurues, përulësi dhe lutje. Puttot, ëngjëjt, kerubinët, kupid...
Zakonisht, rutina bazë e kujdesit për lëkurën përbëhet nga tre hapa kryesorë: pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi. ...
Dashi Do mërziteni shume gjate gjithë kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj dhe do debatoni fort me te ne disa momente. Beqaret do kenë...
Një pasagjer ngacmoi me dorë një grua që ishte duke fjetur, e cila ishte ulur pranë tij në një fluturim, përpara se t&eu...
Pasagjerë në një fluturim të Singapore Airlines mbetën të plagosur nga turbulencat e forta që shkaktuan edhe vdekjen e nj&eum...
Një funeral në Tajlandë ka shkaktuar debate të nxehta dhe është bërë viral në mediat sociale për shkak të...
Një grua 85-vjeçare nga Mappano, pranë Torinos, ka zbuluar me sukses një mashtrim (për herë të dytë). Me mprehtës...