LIFESTYLE

Sa nga personaliteti ynë përcaktohet që në lindje? Gjeni luftëtar që u përdor në sallën e gjyqit

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 23:56
Sa nga personaliteti ynë përcaktohet që në lindje? Gjeni

Në vitin 2009, një burrë i quajtur Abdelmalek Bayout u përball me një dënim prej nëntë vitesh burg në Trieste të Italisë, pasi kishte therur për vdekje një person që e kishte tallur në rrugë. Për të ulur dënimin, avokati i tij përdori një argument të pazakontë.

Sipas tij, ADN-ja e klientit tregonte praninë e të ashtuquajturit “gjeni luftëtar” – një mutacion që prej dekadash është lidhur nga studime shkencore me sjelljen agresive. Argumenti ishte se për shkak të predispozitës gjenetike, ai nuk mund të mbahej plotësisht përgjegjës për veprimet e tij. Apeli pati sukses dhe dënimi iu ul me një vit.

Nga vitet 1990, shkencëtarët kishin filluar të gjenin lidhje mes sjelljes së dhunshme dhe një varianti të gjenit monoamine oxidase A (MAOA), i cili në vitin 2004 fitoi nofkën mediatike “gjeni luftëtar”, shkruan BBC.

Por sot, mënyra se si shkenca e kupton ndikimin e gjeneve në sjelljen dhe personalitetin njerëzor ka ndryshuar ndjeshëm.

“Fillimisht besohej se sjelljet kontrolloheshin nga disa gjene me ndikim shumë të madh”, thotë Aysu Okbay, profesoreshë e psikiatrisë dhe gjenetikës së tipareve komplekse në Amsterdam UMC.

Në 15 vitet e fundit, kërkimet shkencore kanë treguar një panoramë shumë më komplekse. Edhe tiparet që dikur konsideroheshin fort të trashëgueshme, si gjatësia trupore, rezultuan shumë më të vështira për t’u lidhur me gjene specifike.

Sot, studiuesit besojnë se personaliteti formohet nga kombinimi i mijëra varianteve të vogla gjenetike, secila me ndikim minimal, por që së bashku krijojnë atë që jemi.

Shkenca moderne e personalitetit bazohet kryesisht në teorinë e “Pesë Tipareve të Mëdha”: hapja ndaj eksperiencave, ndërgjegjshmëria, ekstraversioni, pajtueshmëria dhe neuroticizmi.

Studimet me binjakë identikë dhe binjakë jo identikë kanë qenë për dekada mënyra kryesore për të kuptuar ndikimin e gjeneve.

Një analizë e madhe e publikuar në vitin 2015, që përfshinte më shumë se 2,500 studime mbi binjakët dhe afro 18 mijë tipare njerëzore, zbuloi se rreth 47% e dallimeve në temperament dhe personalitet lidhen me gjenetikën. Pjesa tjetër lidhet me mjedisin dhe eksperiencat jetësore.

Megjithatë, edhe binjakët identikë, që ndajnë 100% të ADN-së, nuk kanë personalitete identike.

Një nga rastet më të njohura në historinë e psikologjisë është ai i “binjakëve Jim”.

Në vitin 1979, psikologu amerikan Thomas Bouchard studioi binjakë identikë të ndarë që në lindje. Ai zbuloi ngjashmëri të habitshme mes tyre.

Dy binjakë identikë, të quajtur të dy Jim, ishin ndarë në foshnjëri dhe u ribashkuan në moshën 39-vjeçare. Të dy kishin martuar gra me emrin Linda, më pas ishin divorcuar dhe ishin martuar sërish me gra të quajtura Betty. Njëri e kishte quajtur djalin James Allan, tjetri James Alan. Edhe qentë e tyre quheshin Toy.

Edhe pse teknologjia gjenetike është përparuar ndjeshëm, shkencëtarët ende përballen me një problem të madh: nuk arrijnë të shpjegojnë plotësisht ndikimin gjenetik në personalitet.

Studimet moderne të ADN-së tregojnë se trashëgimia gjenetike për tiparet e personalitetit luhatet mes 9% dhe 18% – shumë më pak se 40-50% që sugjeronin studimet me binjakë.

Kjo njihet si problemi i “trashëgimisë së munguar”.

Sipas studiuesve, arsyeja kryesore është se personaliteti është “poligjenik”, pra ndikohet nga mijëra variante të vogla gjenetike të shpërndara në të gjithë gjenomin.

Nëse gjenet nuk përcaktojnë gjithçka, atëherë sa rëndësi ka mjedisi?

Edhe këtu përgjigjja është komplekse. Studimet tregojnë se ngjarjet e mëdha të jetës – si fitimi i lotarisë, humbja e një gjymtyre apo trauma të tjera madhore – nuk ndryshojnë personalitetin aq sa mendohej më parë.

“Surpriza më e madhe ka qenë fakti se edhe ngjarjet shumë traumatike në moshë madhore nuk lënë një gjurmë aq të madhe në personalitet”, thotë Brent Roberts, profesor i psikologjisë në Universitetin e Illinois-it.

Traumat gjatë fëmijërisë kanë ndikim më të madh, sidomos në rritjen e neuroticizmit dhe problemeve psikologjike më vonë në jetë.

Ndërkohë, studiuesit po shqyrtojnë edhe ndikimin e stresit gjatë shtatzënisë. Disa kërkime sugjerojnë se stresi i nënës mund të ndikojë në temperamentin e foshnjës përmes mekanizmave epigjenetikë – ndryshime që ndikojnë në mënyrën si aktivizohen gjenet, pa ndryshuar vetë ADN-në.

Sot, shkencëtarët besojnë se personaliteti është një kombinim i ndërlikuar i gjeneve dhe mjedisit.

Asnjë gjen i vetëm dhe asnjë ngjarje e vetme nuk mund të shpjegojë plotësisht kush jemi.

“Predispozita gjenetike nuk do të thotë se një person do të sillet gjithmonë njësoj në çdo situatë”, thotë Jana Instinske, asistente kërkimore në Universitetin Bielefeld në Gjermani.

Studimet më të fundit po analizojnë ADN-në e qindra mijëra njerëzve për të kuptuar më mirë lidhjet mes gjeneve dhe personalitetit.

Një kërkim i fundit nga Daniel Levey në Universitetin Yale sugjeron se një gjen i lidhur me reagimin e trupit ndaj stresit mund të ketë rol të rëndësishëm në neuroticizëm, depresion dhe ankth.

Një tjetër studim po shqyrton rolin e korteksit paraballor të trurit – zona që kontrollon planifikimin dhe vendimmarrjen – si qendra kryesore e tipareve të personalitetit.

Për dekada, shkenca është përpjekur ta reduktojë sjelljen njerëzore në disa gjene apo ngjarje jetësore.

Por deri tani, këto përpjekje kanë dështuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?