Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
Një nënë e gjashtë fëmijëve nga Oregoni, në SHBA, humbi të dyja këmbët, krahun e djathtë, pjesë të dorës së majtë dhe të buzëve, si dhe mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë, pas komplikacioneve të rënda që pësoi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e mitrës.
46-vjeçarja Trisha Stevens, nga qyteti Boring në Oregon, kërkon tashmë një dëmshpërblim prej 68.5 milionë dollarësh, duke pretenduar se mjekët nuk e diagnostikuan në kohë infeksionin që i shkaktoi shok septik.
Sipas medias lokale The Oregonian, gruaja ka ngritur një padi kundër tre mjekëve dhe dy spitaleve në zonën e Portlandit, duke i akuzuar për neglizhencë mjekësore dhe vonesë në dhënien e trajtimit jetik.
Në kohën kur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, gjashtë fëmijët e saj ishin nga 7 deri në 21 vjeç. Për shkak të infeksionit, gruaja ishte shumë pranë vdekjes, por arriti të mbijetonte.
Megjithatë, pasojat e komplikacioneve ishin shkatërruese. Sot, Stevens përballet me aftësi të kufizuara të përhershme dhe dëmtime jashtëzakonisht të rënda fizike.
Përmes padisë, ajo kërkon dëmshpërblimin prej 68.5 milionë dollarësh për pasojat e rënda që, sipas pretendimeve të saj, erdhën si rezultat i mosdiagnostikimit në kohë të infeksionit dhe vonesës në dhënien e trajtimit të duhur.
“Ka ditë kur ende nuk e di se çfarë ishte më e vështirë: fakti që për pak sa nuk vdiqa apo zgjimi dhe kuptimi i gjithçkaje që më ishte marrë”, tha Stevens për rrjetin televiziv KGW8, me bashkëshortin e saj, Brianin, i cili punon si zjarrfikës, pranë saj.
Operacioni dhe shenjat e para të infeksionit
Sipas padisë, kalvari i 46-vjeçares nisi më 4 tetor 2024, kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e mitrës dhe të tubave fallopiane në një qendër mjekësore të grupit Bridgetown Medical Group, në Portland.
Katër ditë më vonë, rezultatet e ekzaminimit histopatologjik treguan praninë e inflamacionit. Megjithatë, sipas padisë, kirurgu që kreu operacionin, doktor Alvin Nakamura, nuk i shqyrtoi këto rezultate.
Në vend që problemi të identifikohej dhe të trajtohej, gjendja e Stevens u përkeqësua gradualisht. Gjatë dy javëve në vijim, ajo përjetoi dhimbje gjithnjë e më të forta në bark, pa u identifikuar shkaku i tyre.
Ajo tregoi se gjendja arriti kulmin kur, teksa po zbriste shkallët e tribunave gjatë një ndeshjeje futbolli amerikan të djalit të saj, ndjeu papritur sikur diçka po çahej dhe po këputej brenda trupit të saj.
Më 22 tetor, ajo telefonoi klinikën e Nakamurës, duke raportuar gjakderdhje të vazhdueshme nga vendi i ndërhyrjes kirurgjikale, nxjerrjen e një mpiksjeje gjaku në madhësinë e një topi bejsbolli, temperaturë, diarre dhe dhimbje barku.
Sipas padisë, infermierja që iu përgjigj telefonatës e këshilloi të pushonte dhe të pinte shumë lëngje. Mjeku thuhet se e udhëzoi infermieren t'i rekomandonte pacientes të monitoronte gjakderdhjen në shtëpi dhe të shkonte në spital vetëm nëse nxirrte një tjetër mpiksje gjaku.
Shoku septik dhe përkeqësimi i gjendjes
Rreth 13 orë pas telefonatës, në orën 23:10, gjendja e 46-vjeçares u përkeqësua ndjeshëm dhe ajo u dërgua me urgjencë në repartin e urgjencës të spitalit Legacy Mount Hood.
Sipas dokumenteve gjyqësore, ajo kishte rrahje jashtëzakonisht të shpejta të zemrës, tension të ulët të gjakut dhe frymëmarrje të shpejtë. Gjakderdhja ishte aq e rëndë, saqë i duhej të ndërronte tri peceta higjienike të mbushura plot me gjak çdo orë.
Mjekët diagnostikuan peritonit, një inflamacion të peritoneumit, membranës që vesh zgavrën e barkut, acidozë laktike, e cila karakterizohet nga grumbullimi i acidit laktik në gjak, si dhe dëmtim akut të veshkave.
Më vonë, në qarkullimin e gjakut të saj u identifikuan baktere dhe u konstatua se ajo kishte pësuar shok septik, një gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme që mund të çojë në dështimin e disa organeve dhe në vdekje.
Sipas padisë, mjeku kujdestar Gregory Eilers e ekzaminoi pacienten rreth orës 03:24 të mëngjesit dhe konstatoi se skajet e plagës kirurgjikale nga heqja e mitrës ishin ndarë dhe kishin marrë një pamje të zbehtë. Ai diagnostikoi gjithashtu një infeksion në vendin e ndërhyrjes kirurgjikale.
Megjithatë, Stevens pretendon se mjeku nuk rekomandoi në atë moment një ndërhyrje kirurgjikale dhe as nuk kreu ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar nëse kishte infeksion brenda zgavrës së barkut, pavarësisht simptomave që sugjeronin këtë mundësi.
Disa orë më vonë, kirurgu i përgjithshëm kujdestar, doktor Robert Azar, vlerësoi gjendjen e saj dhe rekomandoi administrimin e antibiotikëve. Edhe ky mjek është përfshirë në listën e të paditurve, pasi, sipas padisë, nuk rekomandoi ndërhyrje kirurgjikale për trajtimin e vatrës së infeksionit.
Ndërkohë, infeksioni ishte përhapur në të gjithë organizmin e gruas, duke shkaktuar dështimin e disa organeve jetësore.
Amputimet dhe dëmtimet e përhershme
Komplikacionet rezultuan shkatërruese për 46-vjeçaren. Më 6 nëntor 2024, mjekët i amputuan të dyja këmbët mbi gju. Më pas, asaj iu amputua edhe krahu i djathtë, gishti i madh i dorës së majtë dhe pjesë të gishtave të tjerë të kësaj dore.
Nekroza e indeve shkaktoi gjithashtu humbjen e pjesëve të buzëve dhe të gjuhës, ndërsa një dëmtim i palcës kurrizore e la të paralizuar nga mesi e poshtë.
Në padinë e saj, Stevens pretendon se mjekët dhe spitalet përgjegjëse për kujdesin e saj treguan neglizhencë, duke vonuar trajtimin e infeksionit në zgavrën e barkut. Këto pretendime ende nuk janë shqyrtuar përfundimisht nga gjykata.
“Ajo nuk mund të hajë më vetë”
Avokati i saj, Rhett Fraser, përshkroi ndryshimin dramatik që ka pësuar jeta e gruas dhe e familjes së saj.
“Para se të sëmurej, ajo ishte një nënë që i kushtohej tërësisht familjes dhe një pjesëtare aktive e saj, e pavarur në jetën e përditshme”, tha ai në një deklaratë për median Oregon Live.
“Ajo kujdesej për familjen, menaxhonte përditshmërinë e shtëpisë, drejtonte makinën, gatuante, pastronte, ndiqte aktivitetet e fëmijëve dhe merrte pjesë plotësisht në jetën që kishte ndërtuar së bashku me bashkëshortin”, shtoi ai.
Sot, sipas avokatit të saj, Stevens nuk mund të hajë pa ndihmën e dikujt tjetër, ka vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve dhe ka nevojë për kujdes të përditshëm për shkak të ulcerave dhe plagëve.
46-vjeçarja dhe familja e saj kërkojnë përmes gjykatës një dëmshpërblim prej 68.5 milionë dollarësh për pasojat e rënda dhe të përhershme që infeksioni pas operacionit ka shkaktuar në shëndetin dhe jetën e saj të përditshme.
Çështja vijon të jetë në shqyrtim gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me pretendimet për neglizhencë mjekësore. /PiranjatNews/
Lëngu i panxharit mund të jetë një ndihmës natyral për personat që merren me aktivitet fizik, pasi mund të përmir&e...
A jeni zgjuar ndonjëherë në mes të natës pasi keni dëgjuar dikë duke folur në gjumë? Apo jeni ju që i trembni ...
Policia në Gjermani ka nisur një hetim ndaj dy të rinjve, të dyshuar se përdorën një robot për të ngacmuar seksuali...
Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitete...
1. Mund të jeni vetvetja pa frikë nga gjykimi Në një marrëdhënie të shëndetshme, nuk duhet të ndiheni të de...
DASHI Jeni të përfshirë në një periudhë të ngarkuar emocionalisht dhe plot pasion, por mos e lini pas dore punën, sid...
Gërmimet arkeologjike në Akropolin e Butrintit kanë hyrë në një fazë të re, pasi për herë të parë ...
Një unazë e lashtë e zbuluar në vitet 1960 në një fortesë në shkretëtirën e Judesë ka rikthyer vëm...
Është tema kryesore në Panairin e Librit në Frankfurt: në çfarë mase do ta ndryshojë inteligjenca artificiale ...
Shkencëtarët kohët e fundit kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale (IA) për të ndërtuar "orë plakjeje" q...