LIFESTYLE

Ushqimet që shërbejnë si “karburant” për kujtesën e ato që e “dobësojnë” atë…

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Maj 2026, 14:56
Ushqimet që shërbejnë si “karburant” për

Një stil jetese i shëndetshëm nuk  lidhet vetëm me një trup fit, por shumë më tepër se aq. Studimet tregojnë se të moshuarit që ushqehen mirë dhe janë fizikisht aktivë shpesh kanë kujtesë më të fortë sesa të rinjtë me stil jetese sedentare, të lidhur me ushqimin e shpejtë dhe përdorimin e tepruar të teknologjisë.

Sipas ekspertëve, harresa nuk lidhet domosdoshmërisht me moshën, por më tepër me stilin tonë të  jetesës. Aktiviteti fizik dhe një dietë e balancuar janë faktorë kryesor për të përmirësuar përqendrimin, për të lehtësuar të nxënit dhe për të ruajtur një kujtesë të shëndetshme në çdo moshë.

Ushqimet që “forcojnë” kujtesën tonë

Një regjim i pasur me perime të freskëta, fruta dhe drithëra siguron lëndë ushqyese të domosdoshme për funksionin e trurit:

Perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe kikirikët janë burim i mirë i acidit folik, i cili mbështet shëndetin e qelizave të trurit dhe qarkullimin e gjakut.

Lakra, lulelakra dhe soja përmbajnë kolinë, një substancë thelbësore për funksionimin e neuroneve dhe proceset e të mësuarit.

Frutat si kajsitë, pjeshkët dhe ftuat janë të pasura me beta-karoten, që ndihmon në përmirësimin e funksioneve njohëse.

Bimët dhe çajrat që “stimulojnë” përqendrimin

Përveç ushqimit, disa bimë mjekësore mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe fokusit:

Rigon i egër: përdoret si çaj për të stimuluar qarkullimin dhe përqendrimin.
Rozmarina: mund të përdoret si çaj, vaj esencial apo edhe në banjë, duke ndihmuar në stimulimin e trurit.

Trumza dhe kopra: të njohura për efektet e tyre pozitive në funksionet mendore.

Gjithashtu, çajrat e përgatitur nga gjethet e frutave si kajsia, pjeshka dhe ftua, si dhe çaji nga lëvorja e mollës, përmbajnë vitamina dhe minerale që mbështesin aktivitetin e trurit.

Ç’duhet të shmangni për një trup sa më të shëndetshëm

Për të ruajtur një kujtesë të mirë, është e rëndësishme të kufizoni:

Ushqimet e yndyrshme dhe të përpunuara

Konsumin e tepërt të kafesë

Në vend të tyre, rekomandohet zgjedhja e ushqimeve të freskëta, me proteina dhe konsumimi i çajrave natyralë.

Përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale po ndikon në mënyrën se si truri përpunon dhe ruan informacionin. Mbështetja e vazhdueshme tek telefonat dhe kompjuterët ka bërë që njerëzit të mbajnë mend më pak të dhëna, duke dobësuar aftësinë për të dalluar informacionin e rëndësishëm.

Kujtesa e mirë nuk është vetëm çështje moshe, por rezultat i një kombinimi të stilit të jetesës, ushqyerjes dhe kujdesit për shëndetin mendor. Duke zgjedhur ushqimet e duhura dhe duke shmangur zakonet e dëmshme, secili mund të përmirësojë ndjeshëm përqendrimin dhe kapacitetin e të nxënit dhe mbajtur në kohë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?