Zuckerberg zbulon orën që nuk e heq nga dora. E ka krijuar shqiptari Rexhep Rexhepi

Themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka treguar se ora që mban në dorë është krijim i orëndreqësit shqiptar nga Kosova, Rexhep Rexhepi. Sipas mediave, Zuckerberg e zbuloi këtë gjatë një rubrike me pyetje të shpejta para konferencës vjetore të Meta-s. Kur e pyetën për orën, ai u përgjigj se ishte një Chronomètre Contemporain I e Rexhepit dhe e cilësoi "fantastike"
Kjo nuk është hera e parë që Zuckerberg shfaqet me këtë orë. Në mars të këtij viti, ai u pa me një Chronomètre Contemporain në flori të kuq me fushë të zezë smalti gjatë një ndeshjeje UFC. Portali Luxurylaunches e vlerësoi atë orë afër 1 milion dollarëve.
Chronomètre Contemporain I u prezantua në vitin 2018 dhe po atë vit fitoi çmimin për orët e burrave në Grand Prix d'Horlogerie de Genève (GPHG), një nga vlerësimet më prestigjioze në botën e orëve. Janë prodhuar vetëm 50 copë: 25 në flori rozë dhe 25 në platin. Sipas Revolution Watch, në vitin 2023 një prej tyre u shit në ankand për rreth 924 mijë dollarë. Ora punon me mekanizmin RR-01, që kurdiset me dorë dhe ka rezervë energjie 100 orë.
Rexhep Rexhepi ka lindur në Kosovë dhe është vendosur në Zvicër, ku e mësoi zanatin te Patek Philippe. Më vonë themeloi në Gjenevë markën e tij, Akrivia. Sot orët e tij prodhohen në numër shumë të kufizuar dhe janë ndër më të kërkuarat nga koleksionistët në botë.
Lexo edhe
LIFESTYLE
VIDEO/ Momenti kur kafsha e egër sulmon me furi automjetin e turistëve

VIDEO/ Përfundon udhëtimin nga Kili në Angli pas 30 vitesh

Horoskopi/ Kush duhet të bëjë kujdes dhe kujt i hapen dyert e suksesit

Pse është e rëndësishme të pastroni plotësisht të gjitha llojet e kërpudhave para se t'i përgatitni ato

Fjeti në sauna të hotelit, inxhinierja shkarkohet nga puna! Tani pritet të fitojë 76 milionë paundë

U ngjit në shtyllën e tensionit të lartë për trendin e rrezikshëm, vogëlushja goditet nga 30 mijë volt

Eksperiment i pazakontë në Lisbonë, lëshohen 30 mijë mushkonja sterile që nuk pickojnë

Grimi i vjeshtës 2026: Ja 7 tendencat që do të dominojnë sezonin





