Luizi vë në provë miqësinë mes Redon Makashit dhe Aleksandër Gjokës

Një telefonatë e papritur ka sjellë të qeshura në puntatën e djeshme të emisionit “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte këngëtari Redon Makashi.
Gjatë bisedës në studio, ku foli për karrierën, jetën personale dhe miqësitë e krijuara ndër vite, Redoni u ndal edhe te raporti i tij me këngëtarin Aleksandër Gjoka. Pikërisht kjo miqësi u bë pjesë e një prove të vogël, të organizuar nga Luizi gjatë emisionit.
Makashi telefonoi mikun e tij, por në vend që ta përshëndeste si zakonisht, vendosi t’i krijonte një situatë të papritur, duke i thënë se kishte mbetur në rrugë me makinën.
“Dëgjo, më ka lënë makina këtu nga Kavaja. Vjen më merr çikë se unë nuk e di ç’ka”, i tha Redoni në telefon.
“Po ku?”, ishte pyetja e menjëhershme e Aleksandër Gjokës, i cili kërkoi të dinte se ku ndodhej miku i tij.
Por Redoni nuk e zgjati më shumë lojën dhe i zbuloi se gjithçka ishte një test, duke i thënë: “Kaq, kaq Sandër, kaq duhet ti. Sandër, je live te Luizi, Sandër”.
“Po mor?”, reagoi Gjoka, ndërsa Makashi e mbylli telefonatën me fjalët: “E kalove, e kalove testin ti, Sandër”.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Albi Nako nuk ka fat me balerinat, merr fund raporti me Doris Stakën?

Ylli i "Harry Potter" rrëzohet para fansave

“Djemtë të lëndojnë…”, Valbona Selimllari rrëfen sfidat e mëmësisë: Nuk ka asgjë që ata nuk dinë për mua

“Jam i dëmtuar fizikisht, po jo shpirtërisht.”, Elton Tozaj thyen heshtjen pas lajmeve për zhdukjen e tij

Dukagjin Lipa për mediet kroate: Në vitin 1992 unë dhe gruaja ime ishim të bllokuar në Sarajevë





