Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare

Trajneri i Kombëtares gjermane, Jurgen Klopp ishte mjaft i kënaqur me lojën e Gjermanisë kundër asaj serbe, duke këmbëngulur se lojtarët e tij duhet të fillojnë të besojnë në cilësinë e tyre. Ai gjithashtu lavdëroi edhe yllin me prejardhje shqiptare, Braja Gruda, i cili shënoi njërin nga golat në fitoren 1-3.
Trajneri i ekipit kombëtar e përshkroi këtë paraqitje si një hap të madh përpara në një proces që është ende duke marrë formë.
"Më kujtohet koha e tij te Mainz, ku shënoi një gol të ngjashëm. Edhe atëherë, ne thoshim se ishte një lojtar shumë i mirë. I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, bëri shaka Klopp.
"Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai thjesht luajti lojën e tij, mori rreziqe dhe pati një performancë fantastike. Goli i tij i parë në paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare - kjo është një performancë mjaft i mirë, apo jo?", përfundoi trajneri gjerman. Kujtojmë që talenti i ri Gruda, i lindur në Gjermani, është me origjinë shqiptare, dhe që u përfol që mund të luante edhe me kombëtaren shqiptare. /Telegrafi
Lexo edhe
SPORT
Rikthimi i kapitenit Lautaro Martinez vijon të mbetet pa një datë të sigurtë

Muriqi: Ëndrra ime të luaj me Kosovën në Europian ose Botëror

Tare, kritika të ashpra ndaj lojtarve të Milanit

Për herë të parë pa Messin, Argjentina e nis me humbje ciklin e ri, bie përballë Uruguait

“Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigurt

Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas triumfit ndaj Finlandës

Japonia ndryshon trajner, Moriyasu largohet pas tetë vitesh në krye të kombëtares...

Shënoi ndaj Serbisë, Brajan Gruda shpallet më i miri i ndeshjes





