AKTUALITET
Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë!

Thirrjet “Polici e krimit” janë lëshuar gjatë protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Me disa fletë të ngritura në duar, ku formohet togfjalëshi “Ne nuk harrojmë”, studentët kanë rikujtuar episodet e dhunshme të protestave të mëparshme, ku pretendojnë se janë bërë pre e dhunës barbare nga efektivët e policisë.
Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë sjellë sërish në vëmendje përplasjet me uniformat blu dhe rastet e dhunës që shoqëruan tubimet e tyre, duke treguar se nuk kanë ndërmend të harrojnë atë që ndodhi.
Thirrjet dhe pankartat janë pjesë e protestës që vijon në ditën e saj të 168-të, ku studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore

EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja

Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës

Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur

Protestuesit presin Ramën me vezë në Manëz, gjuajnë drejt makinës së kryeministrit gjatë rrugës drejt Asamblesë





