Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
BOTA

Marine Le Pen trazon Francën: Jemi vendi më pak racist në botë

P
Piranjat 9 November 2026, 19:09 · 2 min lexim
Marine Le Pen trazon Francën: Jemi vendi më pak racist në

Deklaratat e Marine Le Pen se Franca është vendi më pak racist në botë dhe se diskriminimi nuk ekziston në shoqërinë franceze kanë shkaktuar reagime të forta politike, në një kohë kur vendi po përballet me tensione sociale, protesta të dhunshme dhe një debat gjithnjë e më të ndezur mbi emigracionin.

Sipas gazetës britanike The Times, udhëheqësja e së djathtës radikale, e cila kryeson sondazhet për zgjedhjet presidenciale të prillit 2027, i bëri komentet gjatë një interviste për emisionin amerikan “60 Minutes” në televizionin CBS, ku fajësoi emigracionin masiv për destabilizimin e shoqërisë franceze.

“Kur pranoni shumë emigrantë, krijoni kushtet për destabilizimin e shoqërisë suaj dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në Francë”, deklaroi Le Pen, duke argumentuar se niveli i papunësisë mes të huajve është dy herë më i lartë se ai i qytetarëve francezë.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të importojmë njerëz të papunë”, shtoi ajo.

E pyetur nga gazetari Trevor Phillips nëse papunësia e lartë mes emigrantëve mund të lidhej edhe me diskriminimin, Le Pen e hodhi poshtë kategorikisht këtë mundësi.

“Jo, nuk ka diskriminim në Francë. Kjo nuk është e vërtetë. Madje do të shkoj edhe më tej: Franca është vendi më pak racist në botë”, u shpreh ajo.

Deklaratat kanë nxitur reagime nga përfaqësues të së majtës, politikanë të qendrës dhe organizata që luftojnë racizmin. Kritikët e akuzojnë Le Pen se po mohon një problem të dokumentuar prej vitesh, veçanërisht në tregun e punës, strehim dhe marrëdhëniet e qytetarëve me policinë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.