VIDEO nga momenti i sherrit masiv me grushte, karrige dhe thika në Sarandë
Dalin pamjet nga sherri i ndodhur në Sarandë, mes të rinjve. Siç shihet nga video, të rinjtë përplasen mes tyre me grushte ...
Dalin pamjet nga sherri i ndodhur në Sarandë, mes të rinjve. Siç shihet nga video, të rinjtë përplasen mes tyre me grushte ...
Ky është vendi ku tre të rinj humbën jetën në aksidentin rrugor në rrugën Poseidonos në Greqi, ndër...
Ku ndodhet Bab el-Mandeb? Ngushtica e Bab el-Mandeb ndodhet midis Jemenit, në Gadishullin Arabik, dhe brigjeve afrikane të Xhibutit dhe Eritresë...
Kanë përfunduar fjalimet te Kryeministria. Protestuesit kanë nisur marshimin drejt komisariatit nr 1. Pasi në këtë komisariat mb...
Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare të rrezikshme, e cila e kishte qendrën në Katalonja. Gjatë kë...
“Rama në burg", “poshtë narkoshteti”, janë thirrjet e qytetarëve në protestën e 110 kundër Ramës. Akt...
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar pasditen e sotme në Sheshin “Skënderbej” për të nisur protestën e 1...
SPAK ka nisur hetimet për çështjet e pagave të gjyqtarëve. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar praktikat te Financat. Drejtue...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin preventiv të një vile në kompleksin &ldq...
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve t&...

Peshëngritësi Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes, duke u kthyer në shtëpi jo vetëm me tre medalje ari, por edhe me tre rekorde të reja dhe titullin e sportistit më të mirë të kompeticionit.
Ky triumf vjen në një moment të veçantë, pasi Federata Ballkanike e Peshëngritjes u riaktivizua pas një pauze 25-vjeçare, duke e bërë garën edhe më të fortë dhe prestigjioze, me pjesëmarrjen e fuqive si Bullgaria, Rumania dhe Turqia.
Megjithatë, pas këtij suksesi qëndron një histori e jashtëzakonshme force dhe vullneti.
Në vitin 2022, gjatë Kampionatit Europian të mbajtur në Shqipëri, Calja pësoi një dëmtim shumë të rëndë në qafë, specifikisht në rruazat C5-C6.
Dëmtimi ishte aq serioz sa i shkaktoi një paralizë të pjesshme të dorës, duke vënë në rrezik jo vetëm karrierën, por edhe funksionimin normal të gjymtyrëve.
Mjekët i sugjeruan si rrugë të vetme një ndërhyrje kirurgjikale, një operacion që me shumë gjasa do t'i jepte fund karrierës së tij sportive.
Përballë këtij udhëkryqi, Calja mori vendimin e vështirë për të refuzuar operacionin.
Me mbështetjen e miqve dhe specialistëve, përfshirë fizioterapistin e njohur Alban Merepeza, ai iu nënshtrua një procesi intensiv dhe tejet të dhimbshëm rehabilitimi.
Për muaj me radhë, kampioni luftoi me dhimbje të tmerrshme, pagjumësi dhe ankth, por kurrë nuk hoqi dorë.
“Ishte një luftë e vazhdueshme, duke shtrënguar dhëmbët çdo ditë”, shprehet ai.
Sot, fitorja në Ballkan është dëshmia më e qartë e triumfit të tij mbi vështirësitë.
Por ambiciet e Caljes nuk ndalen këtu. Synimi i tij i radhës është Kampionati Europian, ku ai aspiron të thyejë rekordin europian, një objektiv që e kishte prekur më parë por që fati nuk e deshi. Me një karrierë 24-vjeçare mbi supe, prej të cilave 20 vite si pjesë e ekipit kombëtar, Briken Calja vazhdon të jetë një shembull frymëzimi, duke dëshmuar se me vullnet të hekurt, edhe sfidat më të pamundura mund të tejkalohen.
Në intervistën në “Kafe Shqeto” në Syri Tv me Flavio Qarrin, Calja tha: “Kjo ishte një sfidë vërtet e veçantë sepse ishte pas 25 vjetësh, u aktivizua sërish Federata e Ballkanit dhe normalisht ishte një mungesë që unë e kisha theksuar këtë pjesën e Ballkanit sepse është, lufta është drejtpërdrejt me vendet që na rrethojnë dhe normalisht...
E veçanta e kësaj ishte që janë tre medalje të arta mbi të gjitha dhe tre rekorde.
Bullgaria ka mbajtur rekorde, ka rekorde olimpike pafund dhe botërore. Rumania, Turqia janë shtete potenciale. Dhe mbi të gjitha dola dhe sportisti më i mirë i kampionatit ballkanik për 2025-ën”.
Më tej Calja vazhdon: “E vetmja gjë që më shtyu për të ecur përpara ishte një dëmtim që ishte serioz në 2022-shin, që kam qenë në formën time më të mirë, pas shpalljes kampion bote. Ishte kampionati europian që ishte në Shqipëri dhe aty pësova një dëmtim, një traumë jashtëzakonisht shumë, shumë të vështirë.
Është një problem që ishte dhe funksionimi i dorës e kishte jashtëzakonisht shumë të vështirë dhe aty, domethënë... paralizë e pjesshme. Çdo vizitë që unë bëja ishte, domethënë gjëja e parë ishte operacion, që është rrugë e pashmangshme, por falë miqve që unë kam jashtë, doktor Alban Merepeza, që është një fizioterapist ndër më të mirët që që është sot në qarkullim dhe miqtë e mi të gjermanë që më thanë absolutisht sepse është fundi i karrierës dhe normalisht që dhe dora nuk do të ishte më si më parë. Thjesht do vazhdosh me seanca fizioterapie.
I vendosa vetes disa kushte dhe pas shumë, shumë kohësh që ishin fizioterapi të paktën nja tre-katër muaj pa ndërprerje, më bëri që të ëndërroja sërish dhe të rikthehesha këtu ku jam sot, po flasim për medalje.
Sot, fatmirësisht po flasim për medalje, do të thotë që ka kaluar ajo pjesë, por që është në rrezik, është pa diskutim. Pas kësaj është kampionati europian. Unë e kam shprehur dhe do ta shpreh sërish që synimi im është rekordi europian sepse aty nxora dhe një, ishte dhe një provë që ishte 156, ishte rekord europian. Ishte rekord europian zyrtar i parë i Shqipërisë. Domethënë e çova 1 kg më tepër por fati s'të do ndonjëherë dhe do të thotë që do t'ia lëmë garës pasardhëse”.
I lënë jashtë skuadrës për udhëtimin e mesjavës në Milano, Mohamed Salah u ndëshkua nga trajneri i tij pas kritik...
Roma bind në Europa League, teksa mundi 0-3 Celticun në Skoci. Italianët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, d...
Bayerni i Mynihut dhe Serge Gnabry po i afrohen gjithnjë e më shumë një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës. Edhe pse ...
Dinamo e këtij sezoni ka shfaqur shpesh herë oshilacione, megjithatë është aty, mes katër vendeve të para dhe duke bindur m...
Como ka marrë një goditje të fortë në këtë fundviti, pasi klubi ka konfirmuar se Álvaro Morata do të mungoj&eum...
Liverpool është i përgatitur të thyejë bankën për të siguruar transferimin e supertalentit të RB Leipzig-ut, Yan Di...
Tensioni pas ndeshjes së Champions League mes Athletic Bilbaos dhe PSG-së, e cila u mbyll me barazim pa gola, ka qenë shumë i lartë. ...
Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet...
Marco van Basten ka shkaktuar furtunë të vërtetë mediatike rreth Mohamed Salah, i cili tashmë ndodhet në qendër të kri...
Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet...