Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër
Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt nj&eu...
Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt nj&eu...
Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës tha se pezulloi operacionet për shkak të kostove...
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga thirrjet që po jehojn&eu...
Real Madridi kërkoi falje të mërkurën pasi sulmuesi i tyre francez, Kylian Mbappe, shkaktoi reagime të ashpra për komentet e tij d...
Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bas...
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në Spanjë. Një...
Jasir Asani mund të rikthehet në listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit nëntor. Mediet iraniane raportojnë se s...
Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një disk me skedarë që aktivistja polake kishte përpiluar, BI...
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke dalë në protestë p...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami, ku është njoftuar për...

Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt një spitalit të QSUT në Tiranë, ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.
Sipas informacioneve paraprake, Bruli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdesin e rreptë të mjekëve.
Arrestimi në kuadër të një operacioni të SPAK-ut
Mir Bruli u arrestua më 17 maj 2024 në Velipojë, gjatë një operacioni të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në disa qytete të vendit.
Më 29 prill të këtij viti u dënua me 9 vite burg nga GJKKO ndërsa me vendim të shkurtuar 6 vite ndërsa ende nuk është dhënë vendimi i formës së prerë nga apeli i GJKKO.
58 vjeçari u gjet fajtor për transportimin e disa shtetasve të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, në mënyrë ilegale nga Mali i Zi drejt Shqipërisë
Bruli është i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.
Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Pëllumb Gjokën për sigurim të kushteve për vrasjen e dy personave dhe e dënoi atë me 6 vjet, ndërkohë që ish-funksionari i policisë, Ardit Hasanbegaj u dënua me 5 vjet burg.
Ndërkohë, Gjoka po përballet edhe me një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme së bashku me dy shtetas të tjerë për akuzat e vrasjes së Gjin Ndoj (Boriçit), si dhe për sigurim të kushteve për vrasje të personave të tjerë.
Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca me të dhënat e siguruara nga aplikacionet e koduara Sky ECC.
Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal.
Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës u akuzuan për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. (A2 Televizion)
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga thirrjet që po jehojn&eu...
Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bas...
Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një disk me skedarë që aktivistja polake kishte përpiluar, BI...
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke dalë në protestë p...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami, ku është njoftuar për...
Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhe...
Rreth 130 familje që jetojnë në pallatin “Lorena 6”, në rrugën Stefan Shundi, në zonën e Astirit në Tiran&e...
Një borxh i pashlyer dyshohet se qëndron në themel të konfliktit mes Elvis Zirkës, 22 vjeç, dhe Sokol Zekës (Troka), 28 vje...
Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ...